Hajdari bisedë 'online' me Kim: I shpreha shqetësimin se ndryshimet e Kodit Penal cenojnë Kushtetutën
Kim dhe Hajdari në një video-konferencë
TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka zhvilluar një video-konferencë me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.
Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë Gjendja e vështirë ekonomike e disa familjeve shqiptare si pasojë e COVID-19, si dhe ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat Hajdari i ka cilësuar si anti-Kushtetuese, dhe në intervistën që ka pasur dje për Report Tv ka deklaruar se nuk do t'i votojë.
Hajdari ka qenë personalisht e angazhuar për të ndihmuar familje në nevojë, duke u dërguar pako me ushqime bazë, për t'ua lehtësuar sado pak karantinimin. Për këtë arsye, ajo ka informuar Kim edhe për situatën e vështirë ekonomike të këtyre familje, ku nuk ka nguruar për ta falenderuar për ndihmat që SHBA-ja ka dhënë për Shqipërinë në këto ditë të vështira.
"Kënaqësi të bashkëbisedoja nëpërmjet video-konferencës me Ambasadoren amerikane Znj. Yuri Kim, mbi situatën e tanishme në Shqipëri. E informova për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare, realitet të cilin e kam prekur këto ditë teksa jam munduar të ndihmoj sado pak këto familje në nevojë.
Gjithashtu shpreha shqetësimet e mia për gjendjen emergjente nga COVID-19, mbi ndryshimet e Kodit Penal, të cilat janë të panevojshme e sidomos përmenda faktin se këto ndryshime cenojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19", shkruan Hajdari.
Kim dhe Hajdari në një video-konferencë
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1471
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Hetimi ndaj Erion Veliajt nxori blof ata që thonë ‘SPAK komandohet nga Soros’! Prokuroria e Posaçme pati sukses këtë vit
29 Dhjetor 2024, 20:17
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
DASH e shpalli kampion kundër korrupsionit, ish-ambasadorja Kim takon dhe uron Dumanin! Uashingtoni: Rikonfirmim i mbështetjes ndaj Shqipërisë
10 Dhjetor 2024, 16:39
-
Edison Ypi: Bar gastronomik
27 Nëntor 2024, 15:45
-
Spahiu: Suksesi i Trump në Shqipëri në mandatin e parë, ishte krijimi i SPAK dhe dekretimi ambasadores Yuri Kim
9 Nëntor 2024, 17:51
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor 2024, 22:07
-
Kandidatura e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David Kostelancik “ngec” në senat
28 Shtator 2024, 07:56
-
‘Dosja Partizani’ Berisha merr në dorë fashikujt! Pikat ku mohon akuzat: Faturat për gjyqin e ‘non gratës’ mi pagoi dhëndri, Argita ia ktheu 1 muaj më pas
25 Shtator 2024, 13:06
-
Në 500 faqe vetëm fillimi i përgjigjes nëse SHBA-të kanë apo jo fakte ndaj korrupsionit të Berishës!
17 Shtator 2024, 09:45
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator 2024, 14:42
-
26 vite nga vrasja e babait të saj, Rudina Hajdari: S’do ta di kurrë çfarë ndodhi vërtetë, por jam e bindur se ishte vrasje politike
10 Shtator 2024, 19:37
-
Çfarë marrëdhënie ka Rudina Hajdari me vjehrrën? E zbulon vetë partneri i ish-deputetes
21 Gusht 2024, 19:20
O zonje cfare politikane je ti qe ankohesh direkt tek amerikanet.Turp
Përgjigjupolitikane me shtetesi amerikane ...