Hajdari: Do jem në Kuvendin e 30 prillit! Demokratët e dinë që Berisha është 'ofertë e vjetër'! S'do lejoj kurrë më asnjë kryetar tjetër të më përjashtojë nga PD

TIRANË- Rudina Hajdari do të marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit, të thirrur nga Sali Berisha, në cilësinë e ish-deputetet të PD-së, anëtares së partisë, por edhe si e bija e Azem Hajdarit, Presidentit të Nderit në statutin demokrat. Kjo, tha Hajdari në emisionin 'Repolitix', nuk do të thotë se është një tregues i mbështetjes së Sali Berishës. Përballë gazetarit Denis Minga, Hajdari tha se do të merrte pjesë në çdo Kongres që ka në qendër të saj demokratët, edhe nëse do të thirrej nga Enkelejd Alibeaj.

"Po do jem pjesë e Kongresit të 30 prillit, do flas në podium, do flas me anëtarësinë, si ish deputete e PD, si anëtare e PD, si e bija e Azem Hajdarit, ku është shpallur President Nderi në statut. Kam ambicie për t'u kthyer aty ky kam qenë, në garë për strukturat e partisë, të respektohet vota dhe mbështetja që ke në anëtarësi dhe delegatët. Kongresi është për zgjedhjen e anëtarësisë së Këshillit Kombëtar. Në çdo Kongres që do të flitet për demokratët, do të jem, edhe nëse e bën Alibeaj, për të afruar demokratët apo pjesën më të madhe të demokratëve", tha Hajdari.

Ish-deputetja thotë se anëtarësia nuk është në mbështetje të Sali Berishës, siç ky i fundit pretendon, por ka qenë zhgënjimi për Lulzim Bashën që i ka rreshtuar pas tij demorkatët. Në vijim të kësaj logjike, Hajdari thekson se janë të vëtëdijshme që Berisha është një "ofertë e vjetër". 

"Fakti që anëtarësia e ka mbështetur Berishën këto kohët e fundit, nuk vjen se ai ka qenë ish president, ish kryeministër, por se anëtarësia ishte i zhgënjyer nga Basha. Dhe ky akumulim brenda tyre, u kthye si mbështetje ndaj Berishës, mendoj që dhe demokrati më i flaktë është vigjilentë e di që Berisha ka qenë një ofertë e vjetër dhe e di që i duhet një ofertë e re", u shpreh ish-deputetja.

Hajdari thotë se ajo nuk ka ardhur në PD për të bërë tifo për asnjë nga grupet, as të Berishës, e as të Alibeajt, por për t'u afruar më demokratët dhe e ka bërë të qartë se tani më asnjë kryetar i ri që do vijë në drejtimin e PD-së, nuk do të ketë asnjë shans për ta përjashtuar.

"Jam rikthyer në PD se e kam ndjerë që jam pjesë e PD që prej fillimit të saj dhe për shkak të përjashtimit, më penalizoi në karrierë dhe kontributin në PD, por kur Basha u largua m'u hap një derë për të dhënë kontribut. Partitë të zbusin rolin e kryetarit, që të mos kemi një kryetar që emëron, por të mbledhë më të mirë për të ringjallur shpresën.  Nuk kam ardhur që të bëj tifozllëk as për zotin Basha as për grupin e Berishës, por për t'u afruar me demokratë. Nuk do lejoj asnjë kryetar të ardhshëm që të më përjashtoj mua nga PD, sepse ata që aderojnë në PD aderojnë aty për shkak të idealeve", tha Hajdari.

Sa i përket ambicieve për të marrë drejtimin e PD-së, Hajdari rrëfen se nuk është në ambiciet e saj të afërta.

"Nuk e kam një ambicie të tillë sepse mendoj që është ende herët, mendoj që PD nuk i duhet individi, i duhet një grupim i madh dhe një grupim i fortë që do jetë në gjendje që të riformatojë dhe t'i rikthejë shpresën demokratëve", dekalroi ajo.

Hajdari ka komentuar edhe peticionin e bërë kundër ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, që e quajti diçka krejtësisht të parëndësishme.

"Peticioni është diçka e parëndësishme, si një gur i hedhur në lum, që e merr rrjedha dhe nuk ka asnjë vlerë", tha ajo.

Duke u ndalur te zgjedhja e presidentit të ri, ajo e ka përkufizuar si një 'show' përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas saj, ai e ka përcaktuar më kohë emrin, i cili do jetë dikush që do e "lejojë të bëjë ç'të dojë". 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Hajdari: Këtu do jemi dhe do e shihni që president do zgjidhet dikush që do e lërë Ramën të bëjë ç'të dojë

 

Rudina Hajdari është shprehur e bindur se presidenti i ri është përcaktuar me kohë nga kryeministri Edi Rama. Sipas saj, ky emër i ri nuk do të jetë kurrsesi nga radhët e opozitës, por një njeri që do i ofrojë sipas saj komoditetin për ta marrë edhe këtë pushtet.

"Rama e ka në kokë emrin e presidentit, i ka numrat, Rama duke qenë se pati një president që e ka sulmuar disa herë për qëndrimet e tij,tashmë nuk do shkoj drejt asaj rruge, ku do të lë opozitën, përveç vetes së tij, këtu do të jemi dhe do të zgjidhet dikush që i ofron komoditetin e duhur që Rama të bëjë çfarë të dojë", tha Hajdari.

Ajo ka krijuar edhe identitikin e presidentit të ri.

"Një figurë patriotike, që ka dedikuar kohë për progresin e Shqipërisë dhe që mbështete gjerësisë, prandaj do doja që presidenti të ishte nga populli, se sistemi zgjedhor e kushtëzon dhe votën e qytetarëve ku shumica e deputetëve janë të emëruar nga kryetarë", theksoi ish-deputetja.

Hajdari tregon se do ishte dakord që në atë post të ulej një grua, por që e meriton, duke sjellë si shembull Kosovën dhe presidenten Vjosa Osmani.

"Dakord që të jetë grua, por i ka përdorur ato që të bëjnë axhendën e tyre dhe të mos operojnë të pavarura, nuk duhet të jetë një post thjesht se do zgjidhim një presidente grua, kemi rastin në Kosovë që është një grua shumë e zgjuar, jo se është thjesht gra, Uroj që në të ardhmen të gjejmë të njëjtën mundësi, dhe të shkojë në atë postë se e duan shqiptarë", përfundoi Hajdari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 27/04/2022 11:12

    Kujtoje si baba qe te ka bere koken Azemi… dhe kaq… per shqiperine ai ishte nje nga shembelltyrat me te zeza te fillim demokracise…ai iku nga kjo jete si bandit per hesape personale …imazhi i keq qe la pas ishte jot eme … pra dhe ti nuk je aq e lare sa na hiqesh… jo me me flori sic pretendon..!!

    Përgjigju
  • Meri: 27/04/2022 08:47

    Po i jepni shume rendersi nji personi pa asnji vlere ne politike.Njihet si ebija e Azemit,(e dim shume mire kush ishte Azemi)dhe po kerkon te eci ne politike me emrin e te jatit,jo me kembet e veta.Nga ana tjeter eshte ebija e nji gjyqtareje te korruptuar.Kjo femer neqofte se ka pak moral ,duhet te largohet nga politika.

    Përgjigju
  • Ben: 27/04/2022 06:43

    Shqiperia eshte perbere nga njerez tragjiko-komik,me keto politikane,si puna kesaj Hajdares.Kjo,pa asnje lloj vlere,veçse se e ka pas te atin gangster politik,dhe nënën top injorante clasike me liçense hajduterie,shgarravitet ne llumin politik arnautas.

    Përgjigju
  • Tiranasi: 27/04/2022 00:35

    Na mbyten garda e vjeter 30 vjet qe na drejtojne Majtas Djathtas Aman por edhe kjo malokja e Hajdarit nga mbiemri Rudina qe nuk di te flase shqipen me ate nane Gjukatese me kurs Plepash qe ka thene drejtesi te komanduar nga saliu qe u mbyt ne korupsion sa Vetingu e hodhi ne koshin e pletave duke e perjadhtuar nga sistemi keta mostra te reja do na drejtojne Femijet tane

    Përgjigju
  • Europ: 26/04/2022 22:06

    Na mbyten Hajdaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori