Fill pasi është njohur me vendimin për shkarkimin e tij nga posti i drejtuesit të prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari ka reaguar duke pohuar se e priste këtë vendim të Llallës, pas gjithë asaj që ndodhi mes tij dhe kryeprokurorit në mbledhjen e 3 tetorit 2014.

I kontaktuar në telefon nga gazeta “Shqiptarja.com” Hajdari është shprehur se shkarkimi është i pa motivuar dhe se kryhet për qëllime personale të kryeprokurorit.