Hajdari ironizon PD: Mua s'më lanë gjë pa më sharë, sot u ra goja për Bushatin si zë ndryshe në PS

Hajdari ironizon PD: Mua s'më lanë gjë pa më sharë, sot u ra goja për Bushatin si zë ndryshe në PS

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari

TIRANË-Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka ironizuar të gjithë zërat nga PD-ja që kanë vlerësuar Ditmir Bushatin, si një mendim ndryshe nga PS-ja. Ajo rikthehet pas në kohën kur ishte kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve, vendim për të cilën shprehet, se përfaqësues nga selia blu iu kundërvunë, madje edhe deklaruan se është blerë nga kryeministri Edi Rama.

Madje me ironi, në vazhdën e atyre akuzave nga selia blu, ajo ngre pyetjen nëse kjo mbrojtje që po i bëhet Bushatit dhe akuzat e këtij të fundit kundër Ramës, janë tregues ose jo se ish-ministri i jashtëm është blerë nga PD-ja.

"Ata që nuk lanë gjë pa më sharë e akuzuar mua, kur vendosa të mos djeg mandatin, tani ju ra goja duke thënë se sa e vlersojnë Bushatin, si një zë ndryshe brenda Partisë Socialiste. Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike", shkruan Hajdari.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka rritur protagonizmin e tij politik javët e fundit, duke artikuluar kritika në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste dhe sidomos kryeministrit Edi Rama. Dalja në skenë e Bushatit në rolin e oponentit të qeverisë përkon me humbjen e privilegjeve, fillimisht si Ministër i Jashtëm dhe më pas edhe si koordinator politik në kryeqendrën e Veriut, Shkodër, pas rezultatit dramatik në zgjedhjet e fundit.

Mbrëmjen e së mërkurës, Bushati ishte protagonist i debateve të forta në mbledhjen e Kryesisë së PS, teksa kërkoi të mbahej përgjegjësi për Valdrin Pjetrin dhe Tom Doshin, ndonëse muaj më parë, vetë i kishte vlerësuar maksimalisht.

Postimi i plotë i Hajdarit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 31/08/2019 11:39

    Ne rastin tend te pakten, PD s'ka asnje faje. Ti nuk je as ze dhe as figure ndryshe.

    Përgjigju
  • Klodi: 31/08/2019 08:28

    Ti je super pjeshke.

    Përgjigju
  • Votuesi: 31/08/2019 00:28

    Alamet vajze. Do shkoje dem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë