Meta ktheu në Kuvend Kodin Zgjedhor/ Hajdari kërkon të martën mbledhjen e Këshillit Politik: Mundësi e mirë për të bërë një ligj gjithëpërfshirës

Meta ktheu në Kuvend Kodin Zgjedhor/ Hajdari kërkon të martën mbledhjen e Këshillit Politik: Mundësi e mirë për të bërë një ligj gjithëpërfshirës

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari

TIRANË- Dy ditë pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari bën hapin e radhës.

Ajo ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik të martën në orën 11:00, ku bën pjesë dhe ajo vetë si përfaqësuese e opozitës.

Në letrën e dërguar përfaqësuesve të partive të tjera, siguruar nga Shqiptarja.com, Hajdari thotë se ky është një mundësi e mirë për t'u ulur në tryezë që të arrihet në një produkt përfundimtar që ka pëlqimin e të gjitha palëve.

"Presidenti i Republikës e ka rikthyer për shqyrtim Projektligjin për ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe në gjykimin tim kjo është një mundësi e mirë për tu riulur edhe njëherë në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar se si mund të arrijmë një produkt i cili të gëzojë jo vetëm mbështetjen e një pale, sic është rasti aktual, por mbi të gjitha mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në 30 vite, reformat zgjedhore në këtë vend kanë shërbyer vetëm e vetëm për të përfaqësuar interest e pak njerëzve, duke e deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e dobësuar fuqinë e tyre, duke deformuar kuptimin e sovranitetit të popullit e duke prodhuar si rrjedhojë kriza politike të cilat e kanë mbajtur vendin peng.

Kur u bëra pjesë e Këshillit Politik, mendova se kishim një shans që ta ndalonim këtë traditë të shëmtuar dhe për herë të parë të prodhonim një produkt i cili do ti shërbente shumicës së qytetarëve e jo 2 po 3 politikanëve. Prandaj, duke shfrytëzuar mundësinë që kemi përpara, ju ftoj që ditën e martë, në orën 11:00, të riulemi në tryezë dhe të arrijmë një kompromis, ku baza duhet të jetë fuqizimi i qytetarëvë duke i dhënë përparësi absolute në formulën e përzgjedhjes së deputetëve, votës qytetare e jo preferencës së kryetarëve.

Kjo do të ishte një sinjal nga ana juaj, se keni në fokus qytetarët e jo interesat e ngushta personale. Do të tregonte se ju intereson më shumë Shqipëria e jo partia. Qytetarët shqiptarë janë duke na ndjekur me shumë vëmendje dhe jam e bindur se do ndëshkojnë rëndë ata të cilët vazhdojnë avazin e vjetër të manipulimit dhe mashtrimit për hir të pushtetit", shkruan Hajdari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reforma: 25/10/2020 18:58

    Si shume e ke ngritur steken moj Rudina,po mos u lodh se nuk ke kapacitete intelektuale,sepse dihet qe ato jane gjenetike,e gjeneza jote nuk eshte intelektuale,keshtu qe,do te japesh maksimumin ne politike,por nuk mundesh se je kokboshe. Jep e mer here shan Ramen,here Liken e here Bashen dhe pastaj kthehesh ne te kundert i mer me te mire.hahaha

    Përgjigju
  • Ben: 25/10/2020 16:37

    Kjo, do te behet factor me zor,ne politicen shqiptare,me ulerima dhe britma.Kjo, t'u tregoje shqiptareve,se ku i gjeti parate qe perfundoje universitetin ne Amerike.Sigurisht,i pagoi mami,por mami sikur vodhi dhe u shkarkua si hajdute klasike, nga systemi i drejtesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut