Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me situatën e fundit poltike në vend.

Pas deklaratës së Metës, se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të mos marrë parasyshë dekretin e tij është një akt pa peshë juridike dhe pas nisjes së shpërndarjes së fletave të votimit në KZAZ-të e rretheve , Hajdari ka thënë se hapat drejt acarimit Rama-Meta janë një sfidë personale dhe jo një qëndrim pro interesit të shqipërisë.

"Çdo hap drejt acarimit të gjendjes dhe ekstremizimit të pozicioneve Meta-Rama nuk është asgjë tjetër veç se një sfidë personale dhe jo një qëndrim pro interesit të Shqipërisë."- shkruan Hajdari në rrjetet sociale.