TIRANE – Kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari refuzoi te flasë për incidentin me kryeprokurorin Adriatik Llalla, gjatë një mbledhjeje të prokurorëve të Premten e 3 Tetorit.
 
I pyetur nga gazetari i A1 REPORT Arsen Rusta nëse ka pasar përplasje fizike mes tyre, Hajdari i devijon pyetjes duke folur për tryezën që presidenti Nishani thirri për drejtësinë. I pranishëm në këtë takim, kreu i Shoqatës së Prokurorëve, tha se reforma në drejtësi duhet të drejtohet nga profesionistët.
 
Gazetari: Zoti Hajdari është folur për një përplasje si qëndron e vërteta?
Është një ditë e madhe sot kjo për reformën në drejtësi 

Gazetari: Është një ditë e madhe por duhet një përgjigjie.
Ndihem i respektuar sepse Presidenti i Republikës më ka ftuar si kryetar i Shoqatës së Prokuroreve dhe në panelet e tjera unë do të flas për këndvështrimin që ka Shoqata e Prokurorëve, është një shoqatë 10-vjeçare e cila e shikon mirë fillimin e punës, pavarësisht se u duk sikur midis dy kampeve politike ka një këndvështrim të ndryshëm 

Gazetari: Jeni përplasur fizikisht me zotin Llalla?
Mundem të mbaroj sepse jemi në konferencë. Kështu që unë mendoj se panelet e tjera do bien në një mendim që reformat në drejtësi duhet të drejtohet nga profesionistët, nga grupet e interesit, politika duhet të ndërtoje kollonat pastaj reformat duhet të bëhën me ndihmen e misioneve ndërkombëtare që janë në Shqipëri. Shoqata jonë ashtu si edhe heret e tjera do të japë kontributin kryesisht për pjesen e prokurorisë. Sic e ndoqet edhe ju përsa i përket mbështetjes së prokurorëve per të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta dhe për ta arritur këtë duhet që prokuroret e republikës të jenë më të mbrojtur, më të motivuar, të jenë më të përkrahur edhe të tjera gjëra që une në panelet e tjera do i shhpalos më qartë
 

Incidenti nodhi gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura të thirrur nga prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla me prokurorët e rretheve. Hajdari ngriti tonet dhe u përfshi në debat me disa prokurorë të shoqatës së Prokurorëve ku ai është kryetar, pasi u kërkua shkarkimi i tij. Në mes debatit ndërhyri zotit Llalla duke kërkuar shuarjen e konfliktit, por burime për A1 REPORT thanë se mes palëve ka pasar edhe përplasje fizike, ku mendohet që kryeprokurori të ketë goditur me grusht kreun e Shoqatës. Sakaq, është inspektori i etikës pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ai që do të hetojë incidentin e ndodhur.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)