Hajdari thirrje Bashës: Mos u rreshto në anën e keqe të historisë! Hajde vetë në këshill, mos dërgo Bardhin

Rudina Hajdari tha se në mbledhje diskutimet ishin të gjata por që nuk kishte asnjë reflektim nga ana e opozitës jashtëparlamentare për ndryshimet kushtetuese. Ajo i bëri thirrje Bashës të rreshtohet në anë e duhur të historisë dhe të vijë në këshillë pasi demokratët nuk mund të përfaqësohen nga një person që ka marrë zero vota duke iu drejtuar Gazment Bardhit.

"Sot erdhëm për të diskutuar mbi ndryshime kushtetuese dhe opozita jashtëparlamentare  të kishte ardhur me një axhendë reflektuese. Listat e hapur i kërkojnë 85 % e shqiptarëve, por ajo që ndodhi ishte diskutimi mbi marrëveshjen e 5 qershorit dhe asnjë reflektim  për listat e hapura. Thirrje Bashës që të mos i rreshtojë demokratët në rresht me ata njerëz që duan listat të mbyllura, por në atë rresht që duan lista të hapura. Përndryshe do të kenë në anën e keqe të historisë , pasi kjo është një ndryshim thelbësor për shoqërinë dhe do të ndihmojnë opozitën për ndryshime thelbësore. Ke bërë premtime pas premtimi që do mbështesë listat e hapura, ky është shansi ytë dhe rreshto opozitën në këtë kauz, mos u rreshto me Rudina Hajdarin apo Myslim Murrizin, por me qytetarët që duan këtë ndryshim thelbësor. Marrëveshja e 5 qershorit është një hap pozitiv por jo fundi i reformës zgjedhore. Nuk mund që demokratët të lënë negociator një person që nuk tagrin e një vote.  Sot erdhi një person me zero vota për të mbrojtur zgjedhoren. Basha të vij të mbroje demokratët dhe të mos humbim më kohë dhe të mbyllim këtë marrëveshje më 30 korrik pasi e ardhja e Shqipërisë nuk pret.  Kjo marrëveshje nuk është e plotë nëse nuk ka gëzimin e  shqiptarë dhe mos i fshihni pas deklaratave se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Rreshtohuni në anën e duhur të historisë" , tha Hajdari


Lajmi kryesor:

5 orë debat pa dakordësi për listat në Këshilli Politik! Rama nuk tërhiqet, PD kundër: Kur do votohet 5 Qershori? Hajdari thirrje Bashës: Hajde vetë, mos dërgo Bardhin


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri