Hajdarmataj: Rëndohet situata e
rendit, Tahiri e frymëzon krimin

Hajdarmataj: Rëndohet situata e<br />rendit, Tahiri e frymëzon krimin
Deputetja e Partiasë Demokratike, Mimosa Hajdarmataj ka reaguar sot pas dy ngjarjeve të mbrëmshme në të cilat persona të armatosur e me maska grabitën një market e një kazino.

Sipas Hajdarmatajt, këto ngjarje dëshmojnë se rendi është në pikë kritike dhe se pasiguria ka arritur kulmin.

Ajo ka shtuar se krimi ka marrë revansh, ku tha se Ministri i Brendshëm është i lidhur me krimin dhe e frymëzon atë.

Hajdarmataj vijoi se, punonjësit e ndershëm të policisë së Shtetit janë pa mbështetje në luftën ndaj krimit.

Ja deklarata e saj
 
 
Dy grabitje me armë dhe me maska, në orët e para të mbrëmjes së djeshme, në zemër të Tiranës dhe në aksin kombëtar në Lezhë, dëshmojnë se rendi është në pikë kritike, pasiguria ka arritur kulmin.
Pas një serie ekzekutimesh mafioze në ditët e para të Janarit, shfaqja e maskave të armatosura me uniforma policie dhe grabitjet e dhunshme, janë një përkeqësim i mëtejshëm i garancive për jetën dhe pronën.
Ky revansh i krimit dhe lehtësia me të cilën kryhen këto akte të rënda, lidhet me qënien në krye të rendit të Saimir Tahirit, përfaqësuesit të bandave dhe trafikantëve.
Çdo ditë në detyrë e këtij ministri të lidhur me krimin, është një nxitje për krimin, është një frymëzim për krimin.
Tahiri i Ramës pas gjithë kësaj vale krimi, ka kurajon të shfaqet në Vlorë, në qytetin ku makina e tij private bën taksinë e drogës, dhe të fajësojë Gjykatën Kushtetuese.
Por përgjegjësi për situatën katastrofike njihet nga të gjithë.
Kur ministër i rendit është Saimir Tahiri, kumbar i habilajve, shërbëtor i Shullazit, ndërmjetës i vrasësve me pagesë, çirak i bosëve të drogës, atëherë ekzekutimet, krimet, grabitjet me maska janë të legalizuara.
Gjendja është e rëndë. Partia Demokratike inkurajon oficerët e ndershëm, trupën e burrave dhe grave me uniformë të bëjnë detyrën, të luftojnë krimin, edhe pse në kushte të vështira, kur krimi ka lidhje direkte me ministrin.
Por zgjidhjen për rendin e sigurinë e kanë në dorë qytetarët. Zgjidhja është largimi i Tahirit, largimi i qeverisë Rama të zhytur në krim e korrupsion.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë