Sa herë që palët të japin interpretime të dyfishta të tekstit 15-pikësh të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, të nënshkruar nga të dy kryeministrat, pala kosovare do të kërkojë interpretimin e BE-së si palë ndërmjetësuese.
Kjo është edhe garancia që e bën zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi të jetë i bindur se Serbia nuk do t`i interpretojë tri-katër pika të marrëveshjes sipas dëshirës së vet.
Këtë garanci ai e ka edhe për pikën që thotë se asociacioni do të ketë garancitë në bazë të ligjit kushtetues.
Kosova nuk e ka kategorinë “ligji kushtetues”, derisa Serbia që e ka këtë kategori, po përgatitet që ta nxjerrë një të tillë. Me të do t`i mundësonte asociacionit që të funksionojë brenda institucioneve të Kosovës pa e njohur Kushtetutën e shtetit, shkruan “Tribuna”.
Marrë nga RTK
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com