Hajrie Sula, lamtumira e ‘Yllit të
skenës” siç e quante Tano Banushi

Hajrie Sula, lamtumira e ‘Yllit të<br />skenës” siç e quante Tano Banushi
Aktore estrade që u nda nga jeta afro dy vjet më parë. Hajrija ishte një nga artistet më të njohura të skenës shkodrane në fushën e humorit dhe të satirës. Ajo i mbylli sytë në Liezh, Belgjikë nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme.  Malli për qytetin e lindjes që i dha jetë artit dhe e bekoi me talentin e humorit shkodran, i jetonte gjithëherë në zemër.

Hajrija i takon bërthamës së parë të humorit profesionist shkodran. I takon viteve ’65. Ishte një talent që lulëzoi shpejt dhe u shua shpejt. “Yll i skenës...” - e pati quajtur kolegen e tij aktori Tano Banushi. Talenti i saj rrezatonte art e bukuri, që shpërblehej gjithmonë me duartrokitje të vazhdueshme të spektatorit shkodranë. Nisi udhën artistike në Estradën e Shkodrës... Një vajzë e re, e thjeshtë, pa komplekse, e mbi të gjitha me një sy që e bënte padyshim një aktore ekspresive. Ajo interpretonte duke krijuar profilin e saj përkrah aktorëve, si: Tano Banushi, Hasan Smaja, Paulin Preka, etj. Kishte një nuhatje të veçantë dhe në atë që bënte ishte organike e sugjestionuese.

Interpretimet e Hajries kishin diçka të veçantë, një individualitet të papërsëritshëm. Nga premiera në premierë ajo sillte dukuri të reja në komunikimin me shikuesin. Tano Banushi në atë kohë krijoi ciklin-parodi: “Dulla e Havusha”, i cili rezistoi gjatë. Ky cikël e bëri Hajrien një nga aktoret më të shquara. Dulla ose Dullesha, Hava ose Havusha u futën në mënyrë të çuditshme, sidomos në humorin shkodran, në fjalorin e përditshëm njerëzor. Në vitet kur Hajria ishte pjesë e estradës së Shkodrës, papritur... lëkundjet e jetës e ndoqën nga pas e, duartrokitjet e spektatorit të saj të dashur shkodran u ndërprenë... Mbas pak vitesh ajo erdhi në Estradën e Tiranës, por tashmë ishte më e pjekur. Edhe në premierat e kësaj estrade, ra në sy menjëherë talenti i saj përkrah Melpomeni Çobanit, Skënder Sallakut, Enver Dautit, etj. Interpretimet e saj plot ëmbëlsi edhe këtu, patën të njëjtin sukses dhe e radhitën ndër aktoret më të kërkuara në estradë.

Duke qenë aktore plastikisht e punueshme, lakonike e konkrete, ajo arriti te krijojë një katalog rolesh, brenda të cilit kishte gruan, plakën, fëmijën, vajzën etj. Në Estradën e Tiranës u krijua një cikël skeçesh me përmbajtje aktuale të ditës, në të cilin Hajria krijoi me dhjetëra tipa të gruas që nga veriu deri në jug. Pikërisht për këtë cikël, drejtoria e estradës mendoi ta propozonte aktoren Hajrie Sula për titullin ‘Artiste e Merituar’ me mbështetjen e të gjithë kolektivit, e kështu u bë. Mbas dy ditësh e thërrasin në drejtori dhe i komunikojnë pushimin nga puna e kalimin në prodhim. Ishte viti 1975 kur e dërguan në Uzinën “Dinamo” për të mos u kthyer më në skenat profesioniste. Shumë shpejt ngriti grupin amator të uzinës me të cilin ajo jo vetëm shkëlqeu, por u rrethua nga dashuria e njerëzve të thjeshtë.

Kam pasur rastin ta njoh aktoren. E bukur sa më s’ka!.. Teksa punoja shkrimin për Landin, vitet më kujtuan edhe emrin e Hajrijes, që fatkeqësisht në teatrin e Vendlindjes nuk kishte dosje. Falë aktores Merita Smaja, përpjekjes së saj, më në fund u gjetën dy fotografi, të cilat pikërisht në shkrimin për Landin, dua t’i publikoj... për të nderuar sadopak aktivitetin e saj aktoresk, që në shumë gjenerata ka lënë mbresë


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre