SHBA - Hakeri britanik i kompjuterëve Gary McKinnon, i akuzuar nga Washingtoni se ka hyrë në kompjuterët e ushtrisë amerikane, është kursyer nga ekstradimi, si pasojë e një vendimi të Sekretares së Brendshme së Britanisë, Theresa May.

May i tha parlamentit, se ekziston një rrezik i madh që 46 vjeçari McKinnon, të bëjë vetëvrasje nëse ekstradohet për tu gjykuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mund të përballet me një dënim prej 60 vjetësh burgim.

Ajo shtoi se ekstradimi nuk do të ishte në përputhje me të drejtat e njeriut të Gary McKinnon.

Ky është vendimi i parë i një sekretari të brendshëm britanik, që bllokon një ekstradim nën traktatin aktual të Britanisë së Madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

McKinnon, i cili është i diagnostikuar me Sindromin e Aspergerit, një formë e autizmit, ka pranuar futjen e tij në kompjuterët e qeverisë amerikane, por ai është shprehur se arsyeja e këtij veprimi ka qenë për shkak se po kërkonte faktet për ekzistencën e UFO-ve.

Lufta e McKinnon për të shmangur ekstradimin ka nisur që në vitin 2002.

(ed.ka/Shqiptarja.com)