Tiranë-"Duhet bërë diçka që ky personalitet i letrave dhe i kulturës të mos i lihet harresës...", më tha studjuesi i njohur Xhezahir Abazi, kur e takova për këtë intervistë kushtuar shkrimtarit të njohur Haki Stërmilli, njeriut që shumë kush nga ne e njeh për romanin e tij emblematik, "Sikur të isha djalë". Xhezair Abazi, njeriu i nxënë i letrave shqipe, modestisht dhe me nje durim vetmitar sa edhe dinamik, ka dekada që studion jetën dhe veprën e Stërmillit, i cili këtë maj ka 120 vjetorin e tij të lindjes. Që kurse realizoi në vitin 1983 studimin e parë për Haki Stërmillin, Abazi në mënyrë këmbëngulësë dhe vlerësuese periodikisht i ka kushtuar vëmëndje apekteve të veçanta të krijimtarisë të njeriut i cili sikundër nënvizon ai, "ka qënë ngaherë në rrjedhë të kundërt me rrymat korente politike, regjimet dhe ideologjitë e ndryshme zotëruese". I mëmësuar me një sistem vlerash të pakundërshtuara në studimet e tij, nga viti 2012, Xhezair Abazi, ka realizuar nje monografi të plotë mbi vepren letrare dhe jeten (rreth 300 faqe), të njeriut që shkroi "Sikur të isha djalë" në vitin 1936 ndoshta i vetmi roman "bestseller" me ribotimet periodike në vite, një roman apoteozë për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti. "Jeta dhe procesi letrar", "Raportet e objektives me objektiven", me dhjetra studime per poezine e romanin në shtypin e Tiranës e Prishtinës, Monografia "Ezopi i Dibrës", janë disa nga botimet e Xhezair Abazit, i cili me këtë monografi të re synon ti japë më shumë dritë veprës letrare të këtij shkrimtari i cili sjell periudha dramatike historiko-shoqërore, ngjarje, fakte, heronj dhe karaktere plot intensitet emocional
F.N: Zoti Xhezair, cili ka qënë synimi juaj në hartimin e kësaj monografie për Haki Stërmillin? Dhe pse pikërisht tani...?
Xh.A: Po e nis përgjigjen nga segmenti i dytë i pyetjes. Sepse në maj, shkrimtari i mirënjohur dhe një personalitet i kulturës kombëtare si Haki Stërmilli, ka 120 vjetorin e lindjes. Dhe them se, më në fund, duhet bërë diçka që ky personalitet i letrave dhe i kulturës të mos i lihet harresës...!
F.N: Çfarë është dokumentuar deri më tani, nga vepra e Haki Stërmillit ?
Xh.A: Para viteve 90-të e vetmja "bëmë" për Stërmillin ishte një botim i cunguar i Veprës Letrare (në katër vëllime) me një përzgjedhje, redaktim dhe parathënie thellësisht të ideoligjizuar. Pas viteve '90 është "rrëmihur", shkruar, vlerësuar dhe dekoruar një varg shkrimtarësh dhe veprimtarësh nacionalistë dhe demokratë (siç cilësohen rëndom), kurse për një shkrimtar dhe atëdhetar demokrat që nga Kongresi i Lushnjës, në periudhën e Pavarësisë e deri pjesëmarrës në Luftën e II Botërore (ndonëse në moshën 50 vjeçare) - ka zotëruar gati-gati një heshtje varrit, siç thuhet...
F.N:Pse ka ndodhur kështu?
Xh.A: Nuk them se jam "verdiktdhënës " i kësaj çështje, por gjykoj se jeta dhe vepra e Haki Stërmillit, ka qënë ngaherë në rrjedhë të kundërt me rrymat korente politike, regjimet dhe ideologjitë e ndryshme zotëruese. Haki Stërmilli u rrit dhe u formua (në Dibër të Madhe, Manastir dhe Tiranë) si një idealist i kulluar, si luftëtar i lirisë dhe i çështjes kombëtare dhe të drejtave njerëzore.
F.N: Pse cilësoni se "ka qënë ngaherë në rrjedhë të kundërt me rrymat korente politike, regjimet dhe ideologjitë e ndryshme zotëruese" ?
Xh.A: Po. I larguar nga Dibra e Madhe si muhaxhir në vend të vet (nga ploja serbe e 1913-s), jetoi dhe veproi në Elbasan, Durrës, Tiranë e Mat, ku punoi për ngritjen e pushtetit vendor. Pas Kongresit të Lushnjës, bashkëpunoi me Ahmet Zogun (sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme), të cilin e njihte herët dhe besonte se ishte një luftëtar i çështjes kombëtare. Kur, me kohë, kuptoi prirjen e tij feudo-monarkiste, ("Shpejt fillova me i diktue intrigat e tij, të cilat ma vonë e çuen në tradhti"- shkruan në "Autobiografi"), Stërmilli afrohet me Avni Rustemin dhe shoqërinë demokratike progresiste "Bashkimi". Pastaj do të jetë bashkëpunëtor dhe bashkëemigrant me Fan Nolin. Pesë vite emigrant në Itali, Francë, Rusi, Austri dhe Jugosllavi, ku serbët duke shkelur Konventën Ndërkombëtare për emigrantët politikë, e arrestuan dhe e deportuan te "mbreti i tij" , i cili e kalbi në burg. Në këtë kohë, kryesues të Kongresit Botëror të Paqes (Mynih, 1929) si H.Barbyes, Ajnshtajn, S.Katajama dhe tre personalitete botërore, denoncuan me një peticion "rrëmbimin, torturat shnjerëzore dhe burgosjen e emigrantit politik, shkrimtarit Haki Stërmilli" . Gjithçka do të dëshmohët më vonë në librin -ditar "Burgu".
F.N: Po më tej, në vitet e Luftës së II Botërore?
Xh.A: Është periudha më intensive dramatike e jetës së tij. I bashkuar me intelektualët antifashistë, morri pjesë në Konferencën e Mukjes dhe pas saj, mori udhën e maleve në trevat verilindore bashkë me M. Frashërin dhe intelektualë të tjerë nacionalistë, çka dëshmohet në dhjetra faqe të "Ditari i Luftës". Dhe kështu nga viti 1943 deri në nëntor të '44, bëri jetën e veprimtarit, ndërmjetësit (me misionet angleze në Dibër) dhe luftëtarit me armë në krah, nga Çermenika në Gostivar, nga Golloborda e Bulqiza në shpatet e bjeshkëve të Korabit dhe Koritnikut. Provoi izolimin dhe urinë në dimrin e 1944-s, kaloi sëmundje të rënda mes borës së maleve, por edhe shkroi Ditarin e Luftës me një afsh dhe sinqeritet të rrallë. Gjithë jeta dhe veprimtaria e tij dëshmojnë atdhetarinë, idealet e tij si demokrat përparimtar. Megjithëse ai u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, pas '44-s refuzoi të bëhej anëtar i PKSH-së dhe të merrte pjesë në Kongresin e parë të saj. Dhe në varrimin e tij (1953) ndonëse ishte deputet i Dibrës, u dëgjua vetëm zëri i hoxhës.
F.N: Në sferën e krijmtarisë letrare, ç'vënd zë vepra e Haki Stërmillit në letrat shqiptare?
Xh.A: Po përmend këtu vetëm dy fakte. Deri në vitet '20 të Shek. XX, në dramaturgjinë shqiptare, si krijime të nivelit profesionist njiheshin vetëm 2-3 drama të Gj. Fishtës dhe F.Nolit. Pas tyre vijnë katër drama të Haki Stërmillit, të cilat edhe sot, me një konceptim regjisorial bashkëkohor-mund të ngjiten në skenën e teatrit. Në historioagrafinë letrare shqiptare, tashmë është e pohuar se në themelet e romanit shqiptar (si gjini) janë tri vepra: "Shkodra e rrethueme" nga N. Nikaj, "Lulja e Kujtimit" nga F. Postoli dhe "Sikur të isha djalë" e H. Stërmillit. Por ndonëse dy të parët kanë patur vlerën historike letrare të zanafillës së romanit shqiptar, romani i Haki Stërmillit, ka vazhduar të jetë për treçerek shekulli bashkëudhëtar i brezave të lexuesve.
F.N: "Sikur të isha djalë" , është vërtet nje roman emblem në letrat shqipe ...!
Xh.A: Po, romani i mirënjohur "Sikur të isha djalë" (1936) është ndoshta i vetmi roman "bestseller" me ribotimet periodike nëpër vite. Romani ishte një apoteozë e fuqishme artistike për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti. Ai zgjoi kërshëri dhe luajti një rol të pazëvëndësueshëm në masën e lexuesve në të gjitha trevat shqiptare. Në vitet '30, në vitet '50 dhe deri në dhjetëvjeçarin e parë të Shek. XXI, romani ka njohur mbi 12 ribotime: në Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke shënuar një rekord të paaritshëm në historinë e letrave shqiptare. Romani "vë gishtin" në plagën më të dhimbshme sociale shqiptare- tragjizmin e jetës së femrës, çka e shohim të shfaqet përditë edhe sot.
F.N: Po në gjini të tjera, ka spikatje vepra letrare e Haki Stërmillit ?
Xh.A: Siç përmënda më lart, Stërmilli krahas Fishtës dhe Nolit në kultivimin e dramatikës drejt nivelit të teatrit profesionist. Në katër dramat e tij (shkruar në vitet'20 të Shek. të kaluar) ndihet veçanërisht fati tragjik i luftëtarit për liri, i cili e sheh krijmin dhe vijimësinë e jetës familjare të lidhur ngusht me lirinë kombëtare dhe fatet e atdheut.
Por Stërmilli është gurë themeli edhe në atë që quhet letërsi dokumentare. Shënimet, kujtime dhe ditaret e tij në librat "Burgu" dhe "Shtigjet e lirisë" nuk janë thjeshtë memorie sociale e gjysmës së parë të Shek. XX, por edhe fjalë letrare , elegancë dhe sinqeritet, kulturë dhe talenti i të shkruarit. Uniteti dhe vijimësia e jetës dhe reflektimi i tyre në procesin letrar janë gjithashtu një dëshmi unike e Stërmillit që nga skicat dhe tregimet e para të moshës djaloshare dhe deri te radhët e dorëshkrimit të tij të fundit- ndihet jeta dhe lufta e njeriut të thjeshtë, e atij që, si Atlanti, mban mbi shpatulla globin dhe bën histori. Lënda e veprës letrare të këtij shkrimtari sjell periudha dramatike historiko-shoqërore, ngjarje, fakte, heronj dhe karaktere që mbartin intensitet ideoemocional. Monografia antologjike e përgatitur, synon të paraqesë gjithçka u përvijua në këtë bisedë./ATSH/
/Shqiptarja.com