Vijojnë goditjet ndaj Vetingut me padi penale. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj, është kallëzuar penalisht në SPAK, me pretendimin se ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, e shkarkuar nga detyra, për probleme me pasurinë. Hajrie Muçmata, në kallëzimin e saj, shprehet se anëtarja e KPK-së Alma Faskaj është shkarkuar nga detyra si e paaftë dhe për shkelje të ligjit, në vitin 1999, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, fakt të cilin e ka fshehur në dokumentet e kandidimit për t’u bërë pjesë e Vetingut. Alma Faskaj, sipas padisë, është shkarkuar si gjyqtare në Lushnje.
Gjyqtarja e shkarkuar thekson në padi se ligji për Vetingun, parashikon se një nga kushtet për t’u zgjedhur anëtar i KPK apo i Kolegjit të Apelimit është që ndaj kandidatit të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna. Sipas gjyqtares së shkarkuar, anëtarja e Vetingut Alma Faskaj ka fshehur shkarkimin për paaftësi, ku për rrjedhojë gjendjet jo vetëm në kushtet e pazgjidhshmërisë si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ka konsumuar edhe veprën penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
Në këto kushte, Hajrie Muçmata i kërkon SPAK-ut pezullimin nga detyra të anëtares së Vetingut Alma Faskaj dhe nxjerrjen e saj para drejtësisë. Zonja Faskaj rezulton se ka qenë pjesë e turpit gjykues të KPK, i cili ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Hajrie Muçmatën në 11 nëntor 2019. Faskaj ka votuar për shkarkimin e Muçmatës nga detyra. Ndërkaq, në SPAK, po për falsifikim dokumentesh janë kallëzuar edhe dy gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari. Daci është pezulluar dhe marrë i pandehur nga SPAK për fshehjen e shkarkimit për paaftësi.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Korçë, Prokuroria çon në gjyq pronarin e laboratorit të falsifikimit të dokumenteve, prodhonte dhe para false, i tregonte me çmim më të ulët
26 Dhjetor 2024, 13:36
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
17 Dhjetor 2024, 13:23
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
Nga cpo rezulton, ato qe u zgjodhen per vettingun e te tjereve as qe i paska verifijuar njeri... ose ska dashur ti verifikoje. Keto dokumente, pra te lirimit nga detyra per dhenie mase disiplinore fare thjesht verifikohen nga ministria e drejtesise. SPAK, nese nuk eshte ne negociata per ndonje nder me ata lart, duhet te hetoje jo vetem Dacin e Docin, por edhe ato qe verifikuan keto te fundit. Si dhe ato institucione qe kane kthyer pergjigje negative per rastet ne fjale. Pasiqe kane shperdoruar detyren me e pakta.
PërgjigjuKlikat e sali berishes like metes and co për te ulur besimin e vetingut. Reforma ne drejtesi duhet te vazhdoj me cfare do lloj kostoje. Spaku është ne prove te forte mos te merret me korupsionet e 20 mij lekshave.
PërgjigjuPo qe se fshehur keto, me vullnet te lire te Shkoje ne Burg. Car jane keto pise mor aman, duan te luftojne korrupsionin me Idene Une Jam me e Paster se ketal?! Hajde SPAK ta filloj me keta Te Paret, dhe te vijne te tjere , per ti bere favore Politikes pastaj.
PërgjigjuCte mbjellesh do korresh. Per Luan Da in nuk ishte “hakmarrje” per zonjen eshte. Ta gezojme drejtesi e re me gjyqtaret e plepave te Salihut, sic jane Fatmira H, Gon Zhukri, Tur Gaxhi, Neritan Cena, Cim Mustafa, Tomorr Kullolli e sa e sa te tjere
PërgjigjuKjo osht komplet e korruptuar, burri i saj ju merte studentëve lek per nji provim. Ene ate e ka mor spaku. Familje qe jetojne me taksat tona ene duke shkel ligjet.