Halili: Ekipi i "Tiranës", jam gati
ta marr përsëri, të privatizohet
Ish-presidenti i ekipit të Tiranës në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ analizon situatën te ekipi bardheblu.
TIRANE - Ekipi i "Tiranës" nuk po gjen qetësi në edicionet e fundit të futbollit shqiptar duke pësuar një rënie drastike nga njëri edicion në tjetrin, madje duke rrezikuar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Pozicioni i bardhebluve pas 4 javëve të para në Superligë është mjaft kritik, pasi renditet në vendin e 10, që do të thotë se është në radhën e ekipeve që bien nga Superliga. Por, për fatin e mirë të 24 herë kampionëve të vendit ky është vetëm fillimi i edicionit. Me afrimin e donatorëve vetëm 24 orë nga mbyllja e merkatos u tha nga Bashkia se problemet morën fund, por në fakt një gjë e tillë nuk po reflektohet. Në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ ish-presidenti dhe aktualisht donatori, Refik Halili shpjegon problemet e bardhebluve.
Z. Halili si e komentoni startin e Tiranës këtë edicion?Sigurisht që nuk është një start pozitiv, por nuk duhet që të harrojmë faktin që për merkaton kishim në dispozicion vetëm 24 orë. Tentuam maksimumin në momentet e fundit për të marrë disa futbollistë cilësorë, por koha nuk ishte në favorin tonë.
Me këtë gjendje që është aktualisht, Tirana rrezikon qëndrimin në Superligë.Nuk do të lejojmë rënien e Tiranës nga elita e futbollit shqiptar, pasi kam besim që ekipi do të ringrihet shumë shpejt. Në merkaton e dimrit do të tentojmë që të afrojmë disa elementë të tjerë në ekip për të kompletuar grupin.
Cilat janë konkluzionet e analizës që keni bërë për katër ndeshjet e para të kampionatit?Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë mbledhje që ka zhvilluar ekipi i Tiranës, pasi nuk jam anëtar i bordit drejtues. Kemi bërë një marrëveshje me Bashkinë që të financojmë ekipin për një vit. Për mbarëvajtjen e punës dhe rezultatet nuk përgjigjemi pasi janë kompetencat e bashkisë.
A parasheh marrëveshja me Bashën njohjen e donacioneve?Nuk kemi biseduar për këtë temë. Afrimi im te Tirana për ta ndihmuar në këtë moment të vështirë erdhi vetëm për shkak të dëshirës që mos përfundonte në krizë. Tirana është pjesë e zemrës sime dhe do të jap maksimumin për të mos e lënë të rropatet në vendet e fundit të renditjes.
Sa është shuma që keni vendosur që të jepni për Tiranën këtë edicion?Ramë dakord me të gjithë aksionerët që duhet të derdhim në arkat e klubit bardheblu cdo muaj nga 2 milion lekë të reja. Marrëveshja është deri në përfundim të edicionit, më pas nuk e di se cfarë do të ndodhë.
A i keni paraqitur Bashës një plan për blerjen e të gjitha aksioneve të Tiranës?Po, por më parë duhet të rishikohet vlera e aseteve të klubit, pasi është shumë e lartë. Mendoj që duhet të bëhet edhe një llogaritje, pasi e para është shumë e lartë duke mos u përputhur me vlerën reale. Nëse ndodh kjo dhe nëse Bashkia e kalon vendimin në Këshillin Bashkiak jam gati që të investoj në ekipin e Tiranës.
Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.24.09.2013
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41