Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës ka shpalosur programin e tij për infrastrukturën në kryeqytet për katër vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij Kosova tha se parashikohet të realizohen të pakatën 104 projekte infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve jo vetëm në qytete por edhe të rrugëve rurale në 13 komunat që do të jenë pjesë e bashkisë së madhe. Por për realizimin e këtyre projekteve Kosova tha se bashkia duhet të drejtohet nga një menxaher i mire dhe jo një person që e dërgon partia.

“Do të ketë rrugë urbane dytësore dhe vlera totale për rrugët urbane dhe rurale do të jëtë  do të jetë 68 milion dollarë.Do të ketë rrugë të asfaltuara të cilave do ti ulim kostot kemi përllogaritur  mbi 100 rrugë rurale ndërkohë që 140 km do të jetë distance e rrugëve që të rritet fshati.Do të kemi semaforë dhe sinjalistikë të specializuar”- u shpreh kandidati Kosova

Kosova gjatë takimit iu përgjigj edhe pyetjes nëse do të vazhdojë projekti për zgjatjen e Bulevardit të ri duke thënë se ai duhet të vazhdoi dhe politika s'mund ta pengojë një projekt në të mirë të qytetarëve.
 
"Vazhdimi i punimeve tëk Bulevardi duhet të vazhdojë.Unë mendoj se qyteti nuk ka nevojë vetëm për pyllin por dhe për plan rregullimi.Ka ngelur vetëm firma e ministrit të financave  që është arsye elektorale.Është dukshëm e qartë që politika  në shumë raste pengon projektet që mundësojnë vënde të reja pune dhe ky  është një rast i qartë"- u shpreh Kosova gjatë fjalës së tij
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)