Gjatë një takimi elektoral në Kashar, kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Halim Kosova ka falënderuar kreun e Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrin për kandidimin e tij për Bashkinë Tiranë.
“Gjej rastin të falënderoj Partinë Demokratike, falënderoj Bashën për caktimin tim si kandidat, por nuk mund të lë kurrë pa falënderuar z. Berisha, i cili më hapi derën në PD. Ju siguroj se ashtu sikurse 35 vjet në shërbim karshi jush, ku kurrë nuk kam bërë dallime, do të jem në shërbim të një 1 milion banorëve të Tiranës”, u shpreh Kosova.
Kandidati i djathtë premtoi për qytetarët se do të vendosë numra telefoni për të denoncuar problemet. “Komunikimi me ju do të jetë në kohë reale për çdo gjë që do të keni nevojë, për çdo vërejtje. Nëpërmjet numrave falas për çdo problem, në çdo orë të natës do të keni një njeri të përgjegjshëm pas atij numri telefoni që do të bëjë që të zgjidhen problemet tuaja”, u shpreh Kosova.
Procesin e “21 qershorit”, Kosova e konsideroi proces historik, ku nënvizoi se qytetarët e Tiranës do të zgjedhin sinqeritetin para falsitetit dhe hipokrizisë. “Prandaj e kam vënë dhe emrin në tavolinë sepse populli i Tiranës është i bindur se në krye të tij duhet të ketë njerëz të provuar në punë menaxheriale, dhe jo njerëz të para fabrikuar në zyra partiake që i lëshojnë për të peshkuar bashkinë”, tha kandidati i PD-së.
Kosova u bëri thirrje qytetarëve që ditën e votimit të lënë çdo problem të tyre dhe të shkojnë për të votuar. Madje ai u bëri thirrje dhe grave që të votojnë pasi ‘kryeministri po u shan burrat’. “Do leni çdo punë dhe do të shkoni në kutinë e votimit, për t’i treguar se demokratët nuk janë ashtu siç thotë kryeministri, por që sakrifikojnë çdo gjë. Nuk do të ketë grua që nuk do të shkojë në kutinë e votimit që i shahet burri. Një pjesë e grave vuajnë prej tij, por nuk e shesin sepse po t’i cenosh burrin i ke cenuar të gjithë familjen”, tha ai.
Në fund, Kosova tha se energjia e tij për të punuar për zgjedhjen e problemeve të Tiranës nuk shteron dhe për këtë tregoi dhe ‘sekretin’. “Nuk ka natë që fle para orës 1 ose 2. Ca t’i bëj stafit se ditë e natë kisha punuar dhe nuk kisha shkuar në shtëpi. Karburanti im për të bërë më të mirën nuk mbaron kurrë. Kanë kërkuar për ta gjet sekretin por ju me hallet dhe problemet e tuaja më motivoni”, tha Kosova, ndërsa duke justifikuar Bashën për punën e bërë në krye të bashkisë shtoi se, ai ka qenë i “ngarkuar me punët e PD-së dhe mund të ketë shpëtuar ndonjë gjë”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO