TIRANË - Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për Bashkinë Tiranë, Halim Kosova kur pritet që të nisë procesi i numërimit të votave ka bërë një deklaratë për mediat ku kërkojë nga numëruesit që të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën. Kosova foli për “rezultat pozitiv” dhe theksoi se nuk do të lejohet që rezultati që gjendet në kuti të manipulohet.
Deklarata e Kosovës:
Jam këtu për të falënderuar qytetarët që morën pjesë në votime dhe të gjithë ata komisionerë e vëzhgues që punuan me përkushtim për të garantuar një proces të rregullt, pavarësisht përpjekjeve jo të vogla e jo të pakta për manipulim që u bënë në qendra të ndryshme votimi.
Të dhënat e para që vijnë nga përfaqësuesit tanë flasin për një rezultat pozitiv në Tiranë. Fitorja jonë e përbashkët, e qytetarëve të Tiranës gjendet në kutitë e votimit.
Kemi hyrë në një moment shumë të rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve, që është numërimi. I kërkoj numëruesve tanë në Tiranë, burrave e grave, vajzave e djemve, të qëndrojnë, të ushtrojnë këtë përgjegjësi historike që kanë, për ta bërë zërin e qytetarëve të dëgjohet.
Unë jam pranë jush, Partia Demokratike është pranë jush dhe mbarë qytetarët e Tiranë janë pranë jush, pasi ju kanë besuar vullnetin e tyre.
Ne së bashku nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të deformuar verdiktin e sovranit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kosova: Nuk më shtyni dot të bëj komente politike