Halimi: Arrestuan Hoxhën në
mes të natës, e Zyhdiu bën plazh
Në një konferencë për mediat nga selia e partisë Demokratike, deputeti Eduard Halimi hodhi akuza se policia, atë që ai e quan bandë të urdhëruar nga Rama, nuk ka arrestuar kreun e INUK Zyhhdi Dajti edhe pse ndaj tij ka dalë masa e arrestit, ashtu sikurse ndaj Florenc Hoxhes qe u arrestua mbreme.
TIRANE - Partia Demokratike e ka quajtur urdhër politik të kryeminsitrit Rama arrestimin e kreut të Inspektoriatit Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës,
Florenc Hoxha. Në një konferencë për mediat nga selia e partisë Demokratike, deputeti Eduard Halimi hodhi akuza se policia, atë që ai e quan bandë të urdhëruar nga Rama, nuk ka arrestuar kreun e INUK Zyhhdi Dajti edhe pse ndaj tij ka dalë masa e arrestit.
"Partia Demokratike dënon me forcë zbatimin e dy standarteve nga Kryeministri Edi Rama, në të njëjtën ditë, për të njëjtën akuzë të Prokurorisë, për vendime gjyësore të njëjta të dala nga e njëjta gjykatë. Nga njëra anë, policia e shtetit ndalon shefin e inspektoriatit ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, dhe nga ana tjetër, Edi Rama urdhëron mbrojtje politike për Zyhdi Dajtin, shefin e tij të Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar, duke penguar zbatimin e vendimit të gjykatës.
Organi i akuzës ka nxjerrë dje dy urdhëra ndalimi, gjykata ka miratuar urdhërat për të dy zyrtarët. Por zyrtari i Bashkisë, arrestohet në vend, në mes të natës nga policia, ndërsa zyrtari i qeverisë, sejmeni i Ramës është i privilegjuar dhe bën plazh në Vlorë. Këtu ka përfunduar Policia e Shtetit, në një bandë private që nuk udhëhiqet nga ligji, por nga urdhërat politikë të Edi Ramës.
Ky është një skandal i përmasave të mëdha, që vërteton edhe një herë se në Shqipëri, barazia para ligjit, shteti ligjor dhe sundimi i ligjit është zëvendësuar me sundimin politik të Edi Ramës. Rasti i djeshëm, vërteton edhe një herë se në Shqipëri, drejtësinë nuk e bën drejtësia, por e bën Kryeministri, nuk qeveris ligji por qeveris një kastë oligarkësh, që kanë imunitet, që po e kthejnë vendin në një çiflig personal, ku mund të shkelin ligjin e të shpërdorojnë detyrën, pa frikën e drejtësisë, pasi i kanë shpatullat e ngrohta nga mbrojtja politike e Kryeministrit të vendit", tha Halimi.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I shitën si kriminelë brenda në selinë e PD, e vërteta e fotos së njerëzve me maska të postuar nga Floriana Garo
6 Janar 2022, 19:25
-
Dhëndri i Berishës 'sherr' në Facebook me drejtorin e Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, kërcënojnë njëri-tjetrin se do i zbulojnë të vërtetat
7 Dhjetor 2021, 17:07
-
Ndalimi i dhunshëm i Iftarit, Rama: Është çmenduri e padëgjuar! Duhet qetësi, durim dhe besim! E diela i jep fund mallkimit të së shkuarës
22 Prill 2021, 11:46
-
‘Do kesh dëgjuar për mua’, specialisti në Vaqarr rrëfen si u kërcënua nga përfaqësues të PD: Florenc Hoxha më hyri në makinë e më goditi
22 Prill 2021, 11:41
-
Grupi i PD bllokon shpërndarjen e ushqimeve për iftar në Vaqarr, hetohet për plagosje Florenc Hoxha! 'Do ta bëj trupim vrima, vrima', i kërcënuari: Si më goditi në makinë
22 Prill 2021, 09:46
-
Marrëzia e PD, Florenc Hoxha ndalon iftarin e shtruar nga Elvis Naçi
22 Prill 2021, 07:26
-
'Shqipëria fiton', ish-drejtori i Bashës dhunoi mbështetësin e PS-së, Hoxha: I jap gjithkujt çfarë meriton! Veliaj: Rrugaçët e SHQUP-it do ta marrin atë që meritojnë më 25 prill
4 Shkurt 2021, 10:21
-
Ish-drejtori i Lulzim Bashës dhunon me mjete të forta mbështetësin e PS-së, përfundon në polici
3 Shkurt 2021, 22:24
-
Rënia e Fatmira Hajdarit, dosjet e bujshme nga Gërdeci tek lirimi i Ben Qimes, Gjin Nikës dhe Florenc Hoxhës
18 Qershor 2020, 16:08
-
Florenc Hoxha godet protestuesit që bënë thirrje kundër Lulzim Bashës (VIDEO)
19 Maj 2020, 11:27