Halimi: Nëse provohet se kam
marrë rrogë Iki nga deputet e ministë
Ministri i Drejtësisë refuzon të jetë paguar dy herë: Në rast se unë në datën 6 shtator, kam marrë lekë nga Kuvendi apo dy lekë nga avokatura atëherë unë në moment jap dorëheqjen nga mandati. Nga posti i Ministrit po e po.
TIRANE- Ministri aktual i Drejtësisë, Eduard Halimi i gjendur përballë gazetarëve në emisionin "Fakt" të gazetarit Peka në UTV, ka pranuar se ka qëndruar në detyrën e Avokatit të Shtetit, pavarësisht se ka marrë mandatin e deputetit. Ndërkohë që ka mohuar faktin të jetë paguar nga ky institucion, njëherësh me atë të Kuvendit. I gjendur përballë pyetjeve të gazetarëve për faktin se ekziston listëpagesa me emrin e tij si Avokat Shteti ku është paguar 21 ditë për muajin shtator të vitit 2009, vetëm tre muaj pas marrjes së mandatit të deputetit, Halimi tha se s'ka marrë asnjë lek. Ndërkohë që ai është shprehur se nëse vertetohet të ketë marrë para në dy vende do të jepte në moment dorëheqjen nga mandati i deputetit por dhe nga posti i Ministrit të Drejtësisë.
Ju kur morët mandatin nga KQZ si deputet keni vazhduar të merrni rrogën si Avokat i Shtetit, për sa kohë?Për një gjë kam bërë kujdes nga dita kur kam filluar punë shtetërore dhe kur kam qënë privat. Kur kam qënë avokat, kam qënë në ata pak avokatë, në ato 5 përqind që paguanin tatimet. Nuk paguanin kolegët e mi. Më thonin pse i paguan, unë thoja se duhen paguar.
E keni marrë rrogën si Avokat i Shtetit, kur keni qënë deputet zoti ministër, se kjo do të investigohet?Nuk kam marrë asnjë lek të vetëm, asnjë euro të vetme, pra zero lek, nga dita kur unë kam filluar punë si deputet. Ka qënë një proces që unë e kam në natyrën time, ndaj fillova ta shpjegoja më parë.
Gazetarët tanë thonë që ju deri më datë 6 shtator 2009 keni marrë rrogën si Avokat i Shtetit dhe jeni paguar nga të dyja funksionet tuaja. Eshtë afërsisht si rasti "Beqja", sa e vërtetë është?Gazetarët tuaj janë të ftuar që nesër, që në rast se unë në datën 6 shtator, apo në datën pesë shtator, ta marr një ditë përpara që të jenë brenda gazetarët tuaj do të kem marrë lekë nga Kuvendi apo dy lekë nga avokatura atëherë unë në moment, me ndershmërinë dhe profesionalizmin që më karakterizon unë jap dorëheqjen nga mandati.
Dhe nga ministër....?Nga posti i Ministrit po e po, por dhe nga mandati i deputetit. Pra është një betejë politike. Sigurisht a i kam ushtruar unë funksionet e Avokatit të Shtetit, deri ditën që kam hipur në karriken e deputetit? Patjetër që po, e kam ushtruar. Por nuk marr kurrë dy herë lekë për një punë. Harroje këtë gjë.
Edhe kjo quhet shkelje në konceptin juridik dhe Kushtetues....?Absolutisht jo. Çdo zv.ministër, çdo zyrtar, çdo ministër, rasti konkret paraardhësi im zoti Xhafaj ka qëndruar në zyrë deri kur ka ardhur ministri tjetër. Dhe unë qëndroj në detyrë derisa vjen pasardhësi tjetër. Por jo për një punë të paguhem dy herë nga shteti, nuk ndodh kjo me mua. Sepse kjo nuk është më çështje etike pastaj, është çështje penale.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48