Deputeti demokrat Eduard Halimi ka reaguar të dielën përmes një statusi në rrjetin social "Facebook" ku shkruan se, në dy vitet e qeverisjes Rama çdo gjë është përkeqësuar.
Sipas Halimit prej dy vitesh në Kuvend kanë hyrë deputetë të inkriminuar për të cilët nuk dihet ende se kur do të largohen prej aty.
Deputeti demokrat shkruan se ka ardhur koha që të ndërpritet kontrata politike me krimin dhe se kjo është emergjencë.
Halimi citon në statusin e tij në "Facebook" se, "Problemet e Rilindjes nuk janë aq sipërfaqësore dhe poetike sa thotë Blushi, problemi i Rilindjes është kontrata me krimin. Oferta e re: Largimi Të dashur miq, Kontrata me krimin që bëri Rama në 23 qershor duke i thënë ju me ndihmoni të bëhem kryeminister, unë ju ndihmoj kur të jem në qeveri, është kontrata më e keqe, më vrastare që mund të bëjë politika. Eshtë vrastare për ekonominë, vrastare të shtetit ligjor, vrastare për demokracinë. "Krimi sot ka marrë peng politikën dhe qeveris vendin. Ky është lloji i qeverisjes së rilindjes që po zhndërrohet në oligarki", shkruan Halimi.
/atsh/
/Shqiptarja.com