Pas akuzave ndaj mazhorancës lidhur me buxhetin, investimet e munguara dhe shpenzimet e larta për fushatat elektorale, Ina Zhupa tha se çështja më e rëndësishme për qeverinë është të ruajnë pushtetin e kryeministrit Rama dhe lufta e brendshme.

Nuk munguan as disa komente për ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, të cilin e quan si “pastori që shpërndan fjalën e shefit”, duke iu referuar akuzave të Erion Veliajt se ai i ka përcjellë kërcënimet e Ramës.

“Në fund të ditës, halli juaj më i madh është si të tjetërsoni votën, si të mbani pushtetin. Prioritet tashmë në PS është të ruajnë karrigen e Ramës dhe të bëjnë luftë të brendshme. Ka ikur edhe ministri i Drejtësisë se unë e dija që pastorët shpërndajnë fjalën e Zotit, por shpërndajnë fjalën e shefit. Qytetarët jua kanë dhënë përgjigjen dhe do t’jua japin”, tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2027 diskutohet në Kuvend, ministri Malaj i përgjigjet pyetjeve të opozitës: Fermerët s'do të preken nga ulja e pragut të TVSH-së, ekonomia rritet me 4%