Hamburg: Vritet në një lokal
nate kosovari, një e plagosu

Hamburg: Vritet në një lokal <br />nate kosovari, një e plagosu
HAMBURG- Natën e së mërkurës në Hamburg të Gjermanisë është vrarë një 44 vjeçar, shtetas i Gjermanisë me prejardhje nga Kosova dhe është plagosur një grua kosovare. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:30 pas mesnate nga një grup personash të armatosur të cilët kanë hyrë dhunshëm në një lokal nate. 

Ngjarja ka ndodhur në St.Pauli, zonën e Hamburgut, lagje kjo e njohur si qendër e argëtimit, prostitucionit dhe krimit. 

Dëshmitarët e rastit treguan se e tëra filloi shpejt, me shkëmbim të shtënash me armë, që për pasojë pati plagosjen e rëndë të kosovarit 44 vjeçar, i cili më vonë vdiç, por edhe plagë në njërin krah ka marrë edhe një femër 31 vjeçare me prejardhje nga Kosova. Ajo nuk është në rrezik.

Komisioni për vrasje i Entit të kriminalistikës ka filluar hetimet, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë së Hamburgut. 

Sulmuesit kanë ikur nga vendi I ngjarjes dhe janë strehuar në një diskotekë të zbrazët, ku më vonë janë rrethuar nga policia, e cila i ka arrestuar katër persona të dyshimtë të moshës nga 24 deri në 37 vjeçare, nacionaliteti I të cilëve nuk është treguar. Me këtë rast janë konfiskuar armë zjarri dhe thika. 

Poashtu, raportohet se Policia gjermane arrestoi tre shtetas të Kosovës në qytetin e Frankfurtit, pas verifikimit të dokumenteve të tyre personale, me ç`rast rezultoi se ata posedonin pasaporta të falsifikuara bullgare.


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës