Hamdi Salihi: Meritonim më shumë
Mavraj: Do fitojmë përballë Zvicrës
Hamdi Salihi shprehet i nervozuar me reagimin e medieve dhe opinionit pas humbjes së dy ndeshjeve me Slloveninë dhe Islandën.
Para ndeshjes përballë ekipit të Zvicrës që do të zhvillohet në stadiumin ‘Qemal Stafa’ ekipi përfaqësues vazhdon përgatitjet në Durrës. Për mediat për të komentuar prag ndeshet e fundit në këto eliminatore kanë dalë Mërgim Mavraj dhe Hamdi Salihi. Në fjalën e tij mbrojtësi i ekipit kombëtar që luan në Gjermani, Mavraj përkrah idenë e tifozëve Kuq e Zi që në ndeshjen me Shqipërinë të mos luajnë kosovarët. “Do të ishte dicka e mirë, pasi do të na e lehtësonte shumë punën për të arritur te fitorja.
Futbollistët kosovarë te Zvicra kanë shumë peshë dhe prania e tyre do të na e bëjmë më të vështirë arritjen e rezultatit. Ndeshja do të jetë shumë e fortë, por edhe emocionuese për kosovarët, megjithatë ata janë profesionistë. Ne duhet të jemi krenarë për ata pasi janë djemtë tanë dhe na nderojnë me cdo arritje në Evropë” deklaron ai. Ndërsa Hamdi Salihi fillimisht shprehet i nervozuar me reagimin e medieve dhe opinionit pas humbjes së dy ndeshjeve me Slloveninë dhe Islandën.
“Fillimisht dua të them që jemi sulmuar për dy rezultatet e fundit. Na hodhën poshtë të gjithë me një rezultat, nuk është e drejtë se cilitdo i qëllon që të humbasë një ndeshje. Nuk mendoj që kritikat ishin të drejta, u përjetua si një dramë. Ndërsa mendoj që pozicioni që ndodhemi aktualisht nuk na përshtatet me atë që kemi dhënë në këto eliminatore, meritonim më shumë. Kemi zhvillua ndeshje të mirë, përjashto atë me Islandën, e cila nuk ishte në nivelin e duhur. Ishim shumë pranë realizimit të një ëndrra, por në fund nuk ia arritëm.
Megjithatë tashmë duhet të mendojmë për dy ndeshjet e radhës, të cilat edhe nëse nuk na ndihmojnë për të arritur vendin e dytë do të jenë një ndihmë e madhe për t’u ngjitur një vazo më lart për shortin e radhës. Zvicra është një ekip i fortë, por kam besim që do të fitojmë, pasi luajmë në shtëpi dhe këtu është shumë vështirë që të humbasim. Cdo ekip ka hasur vështirësi në ‘Qemal Stafa’ këtë gjë parashikoj edhe për Zvicrën. Kjo është ndeshja e fundit këtu dhe do të kërkojmë që ta mbyllim me fitore” përfundon ai.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39