Në fundjavë Lewis Hamilton u kurorëzua zyrtarisht si kampioni i Formula 1 për këtë sezon në garën e fundit të zhvilluar në Abu Dabi, duke marrë kështu titullin e gjashtë në karrierën e tij. Por 24 orë pas kësaj ngjarje britaniku ka bërë deklarata të cilat kanë turbulluar jo pak botën e automobilizmit.
Ai është shprehur: “Nuk ka asgjë të keqe nëse një ditë do të pilotoj Ferrari-n. Për shumë vite nuk kam marrë parasysh asnjë ofertë tjetër përveçse Mercedes, por nuk ka asgjë të keqe të shohësh për alternativa të tjera.”
Hamilton pranoi gjithashtu se ka patur një takim me dyer të mbyllura me shefin e Ferrarit, Lappo Elkan, ndërsa për një lëvizje të mundshme të tij drejt kokëkuqes ka folur edhe piloti aktual i skuderisë italiane Charles Leclerc. Francezi është shprehur:
“Sigurisht që do ta mirëprisja Hamilton. Gjithsesi kam garuar pranë Vettel, i cili është katër herë kampion bote dhe kam mësuar shumë prej tij.”
Kalimi i hamilton te Ferrari nuk pritet të ndodhë gjatë kësaj periudhe, por pas përfundimit të sezonit tjetër kur edhe britanikut i përfundon kontrata me Mercedes.