Sanksionet e reja ekonomike të parashikuara kundrejt Rusisë mund të anullohen në rast se arrihet një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme në mbledhjen e NATO-s në Newport.

"Gjëja më e arsyeshme është vazhdimi përpara në planet tona mbi vendosjen e sanksioneve të reja. Por nëse ka një armëpushim, dhe nëse nënshkruhet, dhe nëse hyn në fuqi, ne mund të marrim në konsideratë heqjen e sanksioneve", deklaroi Philip Hammond për BBC-n.

"Ka shum skepticizëm për sa i përket realizimit dhe vënies në jetë të një armëpushimi. Por ne mundet gjithnjë t'i heqim sanksionet në një fazë të dytë. Për momentin ne nuk duam të distancohemi nga vendosmëria ynë mbi imponimin e sanksioneve të reja për t'iu përgjigjur ndërhyrjeve të forcave ruse në Ukrainë", shtoi ai.

Ministri u shpreh në një moment që SHBA-ja po përgatit në bashkëpunim të ngushtë me BE-në sanksione të reja ekonomike kundrejt Rusisë për të rritur presionin mbi Moskën./ATSH/