Hani i Hotit/ 72-vjeçari ikën me shpejtësi për të mos u kontrolluar, arrestohet nga policia! Me armë e 17 mijë euro me vete

 Hani i Hotit/ 72-vjeçari ikën me shpejtësi për të mos u kontrolluar, arrestohet nga policia! Me armë e 17 mijë euro me vete

Eurot dhe arma e sekuestruar

SHKODËR- Një 72-vjeçar, i cili ka qenë duke u futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit është arrestuar nga policia pasi mbante armë më vete. Në përpjekje për të shmangur kontrollin nga pala malazeze, 72-vjeçari Faruk Sekja është larguar me shpejtësi dhe është futur në territorin e vendit tonë.

“Në PKK Hani i Hotit, në territorin e Malit të Zi, në dalje për në Shqipëri, shtetasi Faruk Sekja, i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, nuk ka ndaluar për të kryer proceduat për hyrjen në Shqipëri dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar, në PKK Hani i Hotit”, njofton policia.

Ai ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është kapur nga policia. Ndërkohë, gjatë kontrollit që efektivët e Policisë Kufiatre i kanë ushtruar në automjet, i kanë gjetur të fshehura edhe 17 640 euro, të ndara në disa pjesë. 

“Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. S., ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare. Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në automjet, edhe një shumë prej 17 640 eurosh, të ndarë në disa pjesë”, njofton policia.

I moshuari rezulton me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amsterdam: 03/02/2024 15:31

    Nuk esht e vertet !

    Përgjigju
  • Selamiu: 03/02/2024 11:34

    Se mos e ka për herë të parë ky

    Përgjigju
    • E vertet: 03/02/2024 13:33

      Me ket pun merret

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën