Hapen aplikimet për maturantët që do të nisin studimet e larta në Shqipëri, portali UAlbania do të jetë i hapur nga 29 korriku deri më 3 gusht

Hapen aplikimet për maturantët që do të nisin studimet e larta në Shqipëri, portali UAlbania do të jetë i hapur nga 29 korriku deri më 3 gusht

Aplikimet për universitet

Maturantët që përfunduan këtë vit gjimnazin dhe ata të viteve të mëparshme nisin zyrtarisht garën për të fituar një vend në universitet. Portali UAlbania do të jetë i hapur nga 29 korriku deri më 3 gusht.

Nga nesër dhe deri më 3 gusht portali UAlbania do të jetë i hapur për aplikimet në programet që studentët e rinj dëshirojnë të ndjekin.

Këtë e ka bërë të ditur, Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e cila ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale afatin e aplikimeve.

“Duke filluar nga nesër, nga 29 korrik deri më 3 gusht, portali UAlbania do të jetë i hapur për aplikimet tuaja në programet që dëshironi të ndiqni. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë ju, si zgjedhja që do të bëni do të përcaktojë drejtimin dhe të ardhmen tuaj profesionale. Në varësi të rezultateve të deritanishme dhe preferencave që keni, ju ftoj të vlerësoni edhe programet e hapura në kuadër të procesi i ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht i shpallurprogramet prioritare kombëtare, në të cilat mund të përfitoni përjashtime nga tarifat dhe bursa mujore me pagë minimale. Këtë vit, përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi. Edhe këtë vit për herë të parë do t'ju ndihmojnë kreditë studentore, të cilat do të mbulojnë tarifën e shkollimit dhe koston e jetesës për ndjekjen e një programi të ciklit të parë ose të dytë. Uroj që sa më shumë prej jush të shfrytëzojnë sa më shumë këto mundësi për të vazhduar studimet në Shqipëria dhe pas diplomimit jetoni, punoni dhe kontribuoni për Shqipërinë tonë”, shkruan Kushi.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve