Hapen gjashtë gara për infrastrukturën, 'në lojë' 22 milionë euro

Hapen gjashtë gara për infrastrukturën, 'në lojë' 22 milionë euro

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur dje gjashtë tendera për punime të infrastrukturës, me një shifër vlere limit të konsiderueshme : në total, 22 milionë euro.

Sipas njoftimeve të bëra në faqen e prokurimeve publike pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjitha ofertat për to duhet të paraqiten në të njejtën ditë dhe në të njejtën orë, më 16 gusht ora 11 pranë FSHZH.

Tenderat 

Tenderi i parë ka të bëjë me përmirësimin e  aksesit në sitet turistike dhe lehtësimin e trafikut në zonat urbane në rajonet veriore. Fondi limit (vlera e pritshme e kontratës) është 471.487.538 lekë pa TVSH. Burimi i financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion do të jetë në vlerën 94.297.507,5 lekë pa TVSH. Objekti i kontratës përfshin këto projekte: Rikonstruksion rruga Ura e Mesit Drisht-Kala e Drishtit, Ndërtimi i unazës së qytetit faza 2, segmenti A-G, Vau i Dejës, Unaza e qytetit Bajram Curri, Faza e Dytë, Sistemim asfaltim i rruges Sanxhak - Superstradë, Faza e Dytë, Rikonstruksioni i rrugës nga Rruga Nacionale (Ceren) në Radomirë. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 12 muaj.

Tenderi i dytë synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit në ”Rajonin 4". Fondi limit është parashikuar 618.371.666 lekë pa TVSH. Burimi i Financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është në vlerën 127.679.398 lekë pa TVSH. Përfshin këto projekte: Rikonstruksioni i rrugës Salari - Dukaj Loti II & III, Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të kalasë së Ali Pashë Tepelenës, Sheshit Selam Musai dhe hapësirave përrreth kalasë, Rikonstruksion i Rrugës Borsh - Kala e Borshit, Rehabilitim i unazës ekonomike të Bashkisë Konispol, Loti I - II (Shkallë – Vrinë). Kohëzgjatja e punimeve: 12 muaj.

Tenderi i tretë ka për objekt rivitalizimin urban dhe përmirësimin e aksesit në zonat me aktivitetet bujqësor në ”Rajonin 3”. Fondi limit: 323.398.146 lekë pa TVSH. Burimi i Financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është në vlerën 77.208.523 pa TVSH. Në të përfshihen këto projekte: Rikonstruksioni i rrugës Kuqan - Bujqes- Jagodinë- Murriqan- Thanë, Rikualifikim Blloku Urban që kufizohet nga rrugët F. Noli, M.Pepi, A.Bektashi si dhe rivitalizimi i Parkut Rinia, Ersekë. Kohëzgjatja: 6 muaj.

Tenderi i radhës ka të bëjë me rivitalizimin urban të zonave me potencial të lartë turistik në ”Rajonin 3” dhe ”Rajonin 4". Fondi limit (vlera e pritshme e kontratës) është 235.478.204 lekë pa TVSH. Burimi i Financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është në vlerën 80.425.849 lekë pa TVSH. Objekti i kontratës përfshin këto projekte: Krijimi i qendrave të fshatrave me sipërfaqe qendrimi, pushimi, parkimi dhe lulishte, fshati Fushë – Peshtan, Rikonstruksioni i segmentit të dytë të rrugës ”Mujo Ulqinaku” dhe segmenti i parë i rrugës ”Jakov Mile”, ndërtimi i parkut Agro-turistik dhe rehabilitimi i rrugës hyrëse, fshati Luar. Kohëzgjatja 12 muaj.

Gara e pestë publike lidhet me objektivin e përmirësimit të infrastrukurës rrugore në zonat turistike të rajonit qendror dhe lehtësimin e trafikut në zonat urbane të tij. Fondi limit do të jetë 454.015.711 lekë pa TVSH. Burimi i Financimit: Buxheti i shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është 118.164.970 lekë pa TVSH. Përfshin këto projekte: Ndërtimi i rruges lidhëse rruga e Dibrës - Kongresi i Manastirit, Rehabilitimi i aksit rrugor Dëshmorët, Rehabilitimi i rrugës Egnatia, Ndërtim Sistemim Asfaltim i rrugës Grekan-Shelgu-Gjyrale”. Kohzgjatja: 10 muaj.

Tenderi i fundit është ai që synon përmirësimin e aksesit në zonat me aktivitet të lartë bujqësor të Myzeqesë. Fondi limit: 574.733.505 lekë pa TVSH nga Buxheti i Shtetit. Për vitin 2019 fondi në dispozicion është në vlerën 116.845.932 pa TVSH. Objekti i kontratës përfshin këto projekte: Rikonstruksioni i rrugëve që lidhin fshatrat Kallm i Vogël - Imsht -  Vërri- Bubullimë - Ura Belinë, Nj.A Libofshë, Fier, Rikonstruksioni i rrugëve të rajonit të Sotallarëve, Rikonstruksioni i Unazës Bujqësore të Myzeqesë, rrethrrotullimi Imsht-Ngurrëz, Fier i ri, Kashtbardhë, Qerret Kadiaj Savër, Paketa II dhe ndërtimi i rrugës së aksesit për Qendrën e Grumbullimit të Frutave. Kohezgjatja e punimeve është parashikuar 12 muaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë