Hapen materialet të 7 kutive në
Durrës, vetëm 2 vota dolën fiktive

Hapen materialet të 7 kutive në<br />Durrës, vetëm 2 vota dolën fiktive
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për disa qendra votimi në Bashkinë e Durrësit.
 
Opozita pretendonte se në 7 qendra votimi kishin votuar 11 emigrantë, të cilët nuk kishin ardhur në Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Por pas hapjes së materialeve zgjedhoreve të këtyre kutive u verifikua se nga 11 votues fiktiv që pretendonte PD, 2 rezultuan të tillë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj pohoi se edhe këta 2 persona duhet të qenë në Shqipëri. “Verifikojeni, mendoj se kanë qenë në Shqipëri”, u shpreh Gjoncaj.


PD: Më shumë fletë sesa votues! KQZ do hapë edhe një kuti në Shkodër
Komisioni Qendror Zgjedhor do të hapë këtë të martë një tjetër kuti të materialeve zgjedhore, kësaj radhe në Shkodër. Pas ankimit të PD, që kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qendrën e votimit 0092 në Pult të Shkodrës dhe pas debateve të gjata në KQZ për këtë çështje, kryetarja Lefterije Luzi dhe anëtari Hysen Osmanajn kërkuan që të hapet kutia përkatëse e materialeve zgjedhore.
 
Kryetarja Luzi e argumentoi qëndrimin e saj me faktin se duhej plotësuar panorama e provave të pretenduara nga demokratët për pavlefshmëri të procesit në këtë qendër votimi. PD iu drejtua KQZ me kërkesën për pavlefshmëri të procesit në këtë qendër votimi , pasi ditën e zgjedhjeve procesi I votimit është vonuar më shumë se 5 orë, ndërsa dy komisionerë janë shkarkuar në shkelje të ligjit po nga komisioni përkatës i qendrës së votimit.
 
Përfaqësuesi I PS në KQZ tha se nuk është shkelur kodi zgjedhor për zgjedhjet në këtë QV, pasi votimi nuk është bllokuar ë shumë se 5 orë. Pas debateve të shumta edhe në tryezën e KQZ, u vendos që të hapet kutia e materialeve zgjedhore për të vërtetuar pretendimet e palës paditës që është PD. Administrimi I zgjedhjeve nga komisisonerët në këtë QV u konsiderua i paprecedentë nga PD pasi rezulton se përveç shkeljeve të tjera janë gjetur më shumë fletë votimi se sa votues në këtë zonë.

Ndërsa sot pritet që ta hapen e numërohen edhe 8 kutitë e kontestuara nga Partia Demokratike. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve