TIRANË- Nga sot kanë vijuar aktivitetin ekonomik një sërë biznesesh e kryesisht të shumicës, që ishin të mbyllura me vendim qeverie, ndërkohë që 55 aktivitete të tjera si baret dhe restorantet apo edhe dyqanet e pakicës do të qëndrojnë të mbyllura.
Report TV ka kryer një vëzhgim në pikat e shumicës së veshjeve dhe të elektro-shtëpiakeve, që kanë hapur dyert e biznesit të tyre ditën e sotme, duke marrë fillimisht një leje në E-Albania. Edhe pse janë dyqane të shumicës kryesisht të veshjeve dhe këpucëve, bizneset në Zonën e Medreses shumica janë të mbyllura. Ndërsa numri i atyre personave që kanë vendosur të hapin aktivitetin ditën e sotme fillimisht kanë aplikuar për leje.
Ndërkohë fare pranë qendrës së Kryeqytetit në Tregun Çam, shumë biznese kanë hapur aktivitetin e tyre, por mungojnë klientët. Tregtarët jashtë kamerave thonë se shitjet janë zero, dhe se nëse situata vijon e tillë shumë shpejt ose do të mbyllin biznesin ose do të shohin mundësinë për një aktivitet tjetër.
"Thuajse vijmë kot, vetëm sa ta mbajmë hapur, thjesht duhet me e hap se s'kemi ça bëjmë në shtëpi. S'ka pasur fare lëvizje se do kohë që ta marrin vetën njerëzit që të qarkullojnë njerëzit. Humbja është mbi 90%, as 10% nuk del e fitimit që ka dalë më përpara. Nëse nuk do ecë ka rrugë tjetër", tha tregtari.
Ndërkohë ka edhe të tjerë që shprehen se vetëm në momentin kur do të fillojë aktiviteti normal dhe të lejohet lëvizja e qytetarëve mund të flasim për ecuri pozitive në shitje. "Po s'hapi njerëzit që të vijë autobusë, atëherë vijojnë puna", tha një tjetër.
Po ashtu të gjitha bizneset që do të hapen duhet të respektojnë rreptësisht masat e ndërmarra nga qeveria, e kryesisht distancimin social apo pajisjen me maska dhe doreza. Në listë e bizneseve të lejuara janë edhe hotelet, tregjet e shumicës për veshje, aktivitetet e organizatave fetare, politike, si dhe rinisin akomodimet për pushime nëpër kampingje, çadra apo parqe. Ndërkohë më datë 27 pritet hapja e bizneseve të tjera të pakicës.
ishite mesuare me luge te madhe po ju nuke gopeni ase me gje
Përgjigjuprap se prap malli ne rruge duke lene vetem nje rrugice per te kaluar njerzeve. eshte ambjent publik me taksat e popullit qe shfrytzohet nga private padrejtesisht, dhe pastaj duhet te mbajme distance.
Përgjigjupikat e shumices nuk i mbylli fare greqia.sa per dijeni.pakica punonte me tel.keshtu qe fjalen oligark mire ta hiqni nga truri.kapitalismi i ka keto.qe nga do qe te vesh te blesh fitimi gjithmon do shkoj tek kokat e medhaja.
Nuk e kuptoni qe thjesht i ka hapur per oligarket ose sa me thene qe gjasme u hapen. Nese tregtaret e pakices nuk kane si te levizin e mundesi per te hapur dyqanet e tyre, si mund te kete pune shumica. Po kjo ehste ekonomia dhe logjika e KM tone qe do te ishte kandidati ideal per te manaxhyar ndonje faqe FB, po nje shtet, ka treguar se eshte me deshtaku nga ana ekonomike.