TIRANË- E hëna shënon një pikë kthese për vendin, pas një kohe të gjatë nën masa shtrënguese nga COVID-19! Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese që përkthehen në më shumë biznese të hapura, e për rrjedhojë më shumë punëtorë që rikthehen në punë pas një muaji të gjatë pushim.
Ashtu sikurse është bërë e ditur ditën e djeshme, çdo biznes që është pjesë e listës që lejohen, do të duhet të jenë pajisur me një leje të marrë në e-albania i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë si dhe mbi të gjitha do të duhet të zbatojë me përpikmëri protokollin e sigurisë.
Gjithashtu, kjo e hënë shënon edhe fundin e një fundjave në karantinë totale, ku përjashtim kanë bërë të moshuarit që janë lejuar të dalin të shtunën deri në 11:00, dhe të dielën nënat me fëmijë. Megjithatë, këto masa lehtësuese do të shoqëruar me ndëshkime më të ashpra për shkelësit.
Çdo gjobë e vendosur deri të premten për 7107 këmbësorë dhe 1941 drejtues automjeti, të cilëve edhe iu është bllokuar makina dhe patenta, është falur. Qytetarët që kanë paguar detyrimin, si edhe patenta apo licenca do të kthehen brenda 15 majit, dhe duke nisur nga kjo e hënë do të nisë gjithçka nga e para.
(Kliko këtu për të lexuar listën e plote të bizneseve që do hapen nga sot)
Masat e reja
Nga sot lejohet nga ora 05:00- 17:30 lëvizja për këmbësorët, me leje
Në këtë orar lejohen edhe bizneset që janë pjesë e listës së e-albania të qëndrojnë hapur, por me protokoll sigurie
Nga sot mos aplikoni më për leje (autorizim) në policinë e shtetit, por te e-Albania
Lëvizja me makinë lejohet në dy fashat e orarit, që përkojnë me shkuarjen dhe kthimin nga puna (05:00-8:00 dhe 16:00-17:30)
Lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, vetëm me autorizim (mbajeni me vete)
Nga e sot për të shkuar në punë me makinë merrni autorizim javor te e-Albania
Në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës (në sediljen e pasme diagonal)
Ndëshkimet për shkelësit e masave ndaj COVID-19
Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat
Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat
Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin
Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse
Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia
Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e plotë të detajuar me të gjitha bizneset që lejohen të hapen sot dhe ata duhet të vijojnë që të jenë mbyllur deri në një urdhër të dytë. Gjithsej janë 55 aktivitete, kryesisht në fushën e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të subjekteve që do të vijojnë të jenë të mbyllura.
Lista e bizneseve që do të qëndrojnë hapur shtohet edhe me sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës për veshje, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës, por jo sallonet e bukurisë.
Gjithashtu pas më shumë se një muaji mbyllur, lejohet hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulotë argëtimi. Ndërkohë nëpër hotele tashmë mund të vijojnë rezervimet për sezonin veror edhe pse do të jetë në rregulla sigurie.
Me këtë zgjerim të aktiviteteve të lejuara qeveria ka vendosur të vijojnë aktivitetin tregtia me shumicë edhe e produkteve elektronike, elektro-shtëpiaket, të vijojnë tregtia me shumicë e mobilieve, e produkteve të kozmetikës. Po ashtu do të lejohet të tregtojnë pikat e shumicës së qilimave, apo edhe e produkteve të orëve dhe bizhuterive.
Po ashtu nga hapja graduale përfitojnë aktivitetet e organizatave fetare, politike apo edhe aktiviteteve ekonomike, por duke evidentuar grumbullimet. Do të lejohet të vijojë normalisht puna në sektorin bujqësor pasi nuk do të ndërpritet prodhimi, dhe të gjitha ndërmarrjet prodhuese të këtij sektori si bujqësor ashtu edhe blegtoral do të vijojnë normalisht në orarin e përcaktuar. Po ashtu edhe industria nxjerrëse dhe përpunuese apo edhe sektori i ndërtimit.
Nga ana tjetër do të qëndrojë i bllokuar transporti i pasagjerëve përveç riatdhesimeve, do të jenë të mbyllura qendrat tregtare, baret dhe restorantet, aktivitetet me grumbullime të mëdha, si dhe institucionet arsimore. Të gjitha aktivitetet do të lejohet të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancimin social, duke pajisur stafin me maska doreza dhe dezinfektant, si dhe të organizohet puna me orare për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme procedurat që duhet të ndiqni në rast se doni të kryeni vizita shëndetësore.
"Nga sot në www.e-albania.al edhe leje - daljet për arsye shëndetësore
Kujdes! Qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën!
Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër!
Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi
Ndiqni procedurën e thjeshtë në e-albania
Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania
- Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin "Leje për arsye shëndetësore";
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës
Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:
-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t'ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij
Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.
Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania
Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal", shkruan Rama.
Cfare gallate eshte ketu. Urdheri i ministres mban daten 10.04.2020 dhe publikohet ne media sot me date 20.04.2020. A do paguhen te papunet e covid-19 per kete 10 diteshin diference midis dates se nxjerrjes se urdherit dhe dates se publikimit ne media? Se te kerkosh qe urdheri te botohet ne fletoren zyrtare qe te fitoje legjimitet sic e kerkon Kushtetuta (eshte Akt Normativ), eshte si te kerkosh qiqrra ne hell. Shtrenjte do paguhen keto gafa axhamijsh.
PërgjigjuLejohet "prodhimi i akullores". Dihet qe akullorja eshte jetike per vendin. Duke lene sarkazmen menjeane, a mundet qeveria te shpjegoi se me cfare llogjike behet ky lejim?
PërgjigjuMe duket mua apo ia kane fut kot me ket titullin...ku dolem nga karantina ne kur duhet ende autorizim me dal dhe vetem per 90minuta nderkohe qe gjithe europa e ka me vetedeklarim daljen dhe nuk mbyllen brenda populli pas ores 17.30. Bizneset e vogla me pakice dhe te defrimit nuk jane hapur dhe levizja me automjete eshte e ndaluar pervec atyre qe jane ne pune. Ca khese historike eshte kjo kur jemi ende ne vend numero
PërgjigjuQE LEJOVE BIZNESET QE TE FILLOJN AKTIVITETIN BERE MIRE POR KETA NJERZ NUK INFEKTOHEN ? NJE PJES E POPULLIT RRI BRENDA KJO PJESA QE LEJOVE KUR MBARON PUNEN VJEN NE SHTEPI TEK FAMILJARE APO FLE JASHT SE I BJE KY QE DEL MER VIRUSIN DHE E BIE DHE NE FAMILJE PRANDAJ MOS BEJ EKSPERIMENTE PIR LERE POPULLIN QE TE VAZHDOJ JETEN NORMALE SE KAN HALLE DHE SJA U ZGJITH TI AQ ME TEPER PO E BENI JETEN TE MERZITESHME PER TE MOS THEN FERR KENI NGJALLUR VETEM FRIKE DHE TERRORR MOS E ÇO PUNEN QE TE VIJ MOMENTI QE TE MOS PJERDHI NJERI PER LIGJE DHE TY TE NGELET DOPJO GJASHTA NE DORE MOS JU PRIVI NJERZVE LIRINE PA KUFI ME PRETEKSIN E SEMUNDJES SE TE KA HYR VETJA NE QEF
PërgjigjuBoll me eksperimente te tilla sepse ke tejkaluar cdo norme njerezore. Kercenon me burg ata qe do dalin nga halli per nje vizite tek mjeku pa marre leje tek e-albania dhe me aktin normativ lirove me qindra kriminele nga burgu. Nuk e miratove ligjin Anti KCK per gjyqtaret dhe re dakord ne heshtje me Like Floririn per kete gje. Krim dhe turp te madh po i le ketij vendi Zoti Rama. Kane te drejte te jetojne dhe njerezit e thjeshte jo vetem ti me taborin tend te oligarkeve te zhyrur ne krim. Neser e kane rradhen per te dale delenxhinjte. Nxirre administraten rrugeve