Janë hapur në hidrocentralin e Shkopetit portat e tij, përmes të cilave po shkarkohen më shumë se 700 metër kub ujë në sekond.

Ekspertët thonë se shkarkimet kanë nisur për shkak të prurjeve të mëdha të cilat kanë ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë përfshirë këtë rajon.

Shkarkimet nuk dihet deri kur do të zgjasin, por me ritmin e reshjeve që po bien e pritet që të jenë të pranishme edhe në ditët në vijim, këto shkarkime do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Kjo ka shtuar frikën e banorëve të Lezhës të cilët me nisjen e shkarkimeve mund të përmbyten nga uji.

Prefekti i Lezhës, Altin Jaku ka thënë se për momentin nuk ka probleme.


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)