ROMË, 15 korrik /ATSH-ANSA/ - Dyzet e pesë vjet që nga zbarkimi i parë në Hënë, NASA shikon drejt Marsit. Nëse për zbritjen e njeriut në Hënë, më 20 korrik 1969, astronauti Neil Armstrog deklaroi se "ky ishte një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin", tashmë agjencia amerikane e hapësirës është e vendosur të bëjë një tjetër hap të madh. "NASA është duke marrë hapat e nevojshëm për të një hap gjigant në të ardhmen për të dërguar astronautë në Mars", shkruan agjencia amerikane e hapësirës, që ka përgatitur një sërë evenimentesh për këtë rast, ku një prej tyre do të jetë edhe ceremonia e marrjes së emrit të Armstrongut, i cili vdiq në vitin 2012, i një prej zyrave më të rëndësishme të qendrës hapësinore "Kennedy" në Cape Canaveral. NASA thotë se do të mundë të dërgojë astronautë në Mars pas vitit 2030./ /l.q/ a.jor.
/Shqiptarja.com









