Çelet për herë të parë ankandi për shfrytëzimin e erës si burim energjie, Rama: Synim, Shqipëria eksportuese e energjisë së gjelbër të rinovueshme

Është hapur sot ankandi i parë konkurrues për projekte të shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme nga fuqia e erës, nga Kryeministri Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në praninë e Ambasadorit zviceran, Adrian Maitre dhe përfaqësuesve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Era si burim energjie nuk është shfrytëzuar ende në Shqipëri, edhe pse paraqet potencial të lartë. Kryeministri Rama deklaroi se ky ankand vjen si vijimësi e planeve qeveritare për shtimin e kapaciteteve energjetike të Shqipërisë, si nevojë për diversifikimin e burimeve të energjisë, në mënyrë që të shmanget varësia nga hidrocentralet dhe moti, duke pasur kështu më shumë burime të shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme, por edhe si përmbushje e ambicies për ta kthyer Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë së gjelbër.

Rama solli ndërmend marrëveshjet dhe projektet e përmbyllura vitin e shkuar që i përkasin sektorin të energjisë, ku përmendi Hidrocentralin e Skavicës, që do të shërbejë si rezervë në rast të mungesës së shiut por dhe për të penguar fatalitetin e përmbytjeve, dy parqet fotovoltaike, atë të Karavastasë, një park 140 megavatësh, vlerësuar si projekti më i madh solar në rajonin e Ballkanit dhe parku fotovoltaik i Spitallës me kapacitet 100 megavat.

Kryeministri tha se nisma të tilla e stabilizojnë sektorin energjetik në vend, duke e bërë Shqipërinë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun global të energjisë. Rama më tej tha se bazat janë vendosur dhe po vazhdohet ngjitja drejt asaj maje ku mund të arrihet falë shfrytëzimit me mençuri dhe profesionalizëm të të gjithë këtyre burimeve kaq të pasura natyrore. 

“Kemi hyrë në fazën e një transformimi të rëndësishëm të sistemit tonë elektroenergjitë duke menduar dhe duke projektuar e realizuar diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike. Sigurisht që varësia nga moti është një varësi që e kemi bashkudhëtarë në këtë rrugë, si rezultat i prodhimit të përqendruar kryesisht te shfrytëzimi i fuqisë ujore, por edhe në këtë aspekt projekti i Sakavicës është një lajm i mirë, sepse na krijon mundësi të ulim varësinë nga moti, për shfrytëzimin e Sakavicës për të krijuar rezervë, për kohën kur s’ka shi dhe nga ana tjetër për të minimizuar fatalitetin e përmbytjeve të detyruara. Sot që flasim jemi në kantier në Parkun Anastas. Të dy së bashku një fuqi e re e shtuar në sistem tonë elektroenergjitë që i shtohet edhe shfrytëzimi racional i burimeve të energjisë së erës. Do të ishte jo lehtësisht e realizueshme me standardet. Sukseset e pa mohueshme të ankandeve të mëparshme, e kanë bërë Shqipërinë sot në këtë fushë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj të energjisë në botë. Ne po ngjitemi drejt asaj maje që Shqiptarët meritojnë dhe ne mund të arrijmë falë shfrytëzimit me mençuri dhe profesionalizëm të këtyre burimeve kaq të pasura natyrore. Kjo do të thotë që shfrytëzimi i energjisë dhe kthimin e vendit tonë në eksportues neto në rajon, e bën Shqipërinë në vizionin tonë 2030 edhe më të arritshëm”, u shpreh Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Ankandi për shfrytëzimin e erës si burim energjie, Balluku: Një tjetër hap drejt diversifikimit të burimeve të energjisë

Ministrja Balluku deklaroi se me mbështetje të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) ka financuar një studim mbi përshtatshmërinë e zonave të mundshme për zhvillimin e projekteve energjetike të erës në vend, ku nxirren në pah të gjitha zonat me mundësi shfrytëzimi të energjisë eolike.

Ky studim përcakton në shkallë vendi 20% të tokës si të përshtatshme për shfrytëzim, një sipërfaqe që përkthehet në 325,000 hektarë, ndërsa përmban një hartë e cila përcakton shkallën e përshtatshmërisë nga ’E lartë’ në ’E ulët’, për të gjitha vendet ku zhvillimi i këtyre projekteve është i mundur. Studimi gjithashtu identifikon Zonat e Ndaluara të cilat nuk mund të shfrytëzohen, pavarësisht potencialit të tyre, siç janë zonat e mbrojtura.

Balluku deklaroi se në këtë ankand, kapaciteti total i vendosur në dispozicion të zhvilluesve është 100MW, ndërsa projektet që do të përzgjidhen do të variojnë nga 10 deri në 75 MW. Procesi do të kalojë nëpër dy faza vlerësimi, ku në fazën e parë do të vlerësohen ekspertizat teknike dhe burimet financiare, ndërsa në fazën e dyte do të vlerësohen ofertat financiare. Ministrja sqaroi se ankandi i sotëm, ndryshe nga ankandet e tjera, konsiderohet ankand hibrid, pasi shteti shqiptar nuk ka përfshirje tjetër përpos ofrimit të studimit të shfrytëzimit, pra nuk ofron tokë në dispozicion.

‘Ankandi t’i japë mundësinë ofertuesve të propozojnë projekte të cilat kanë kapacitet minimal 10 megavat dhe kapacitet maksimal 75 megavat. Në total çmimi i parafiksuar, përsa i përket këtij ankandi, do të drejtohet për 100 megavat në total të cilat do të blihen nga Republika e Shqipërisë për konsum dhe normalisht ky çmim do të jetë 75 euro tavani për megavat dhe ashtu siç kemi bërë edhe në ankandet e mëparshme ne i japim mundësi të gjitha kompanive konkurruese që të ofertojnë çmimin më të ulët. Por, sigurisht përveç çmimit më të ulët ne do të kemi dy faza përsa i përket vlerësimit të këtij ankandi.

Ne kemi zhvilluar një studim të mirëfilltë, i cili sot do të vendoset në dispozicion të të gjitha kompanive të cilat do të duan të investojnë në sektorin e energjisë eolike dhe do të marrin pjesë në këtë ankand. Ky studim jep në mënyrë të qartë të gjitha zonat e mbrojtura në të cilat nuk mund të ndërtohen parqet eolike. Jep zonat të cilat kanë fizibilitetin më të lartë për prodhimin eolik në vend, dhe dua të theksoj që këto zona janë mbi 20% e territorit shqiptar, duke i dhënë kështu mundësi përzgjedhje në të gjitha rajonet e vendit tonë, qofshin këto në veri, apo në jug dhe sigurisht ato nisin nga një lartësi mbi 150 metra mbi nivelin e detit”, u shpreh Balluku.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2021 02:37

    Me ne fund nje lajm i mire !Mjaft me HEC,erdhi koha per energjite moderne dhe qe nuk ndikojne,apo demtojne ekosistemin.Vetem kam nje sugjerim dhe shpresoj t'a lexoni:me ato para qe do fitoni nga shitja e energjise,ose te pakten me gjysmen e tyre,te fillohen te blihen ca kabina elektrike te reja e moderne,se mbeti OSHEA duke stakuar energjine e duke bere remont.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt