Ky është marketi i 4 që Big Market hap në qytetin e Lushnjës, ndërkohë në të gjithë Shqipërinë numërohen plot 104 të tillë. Qytetarët shprehen të kënaqur sa i përket çmimeve të cilat janë shumë ta arsyeshme për të gjithë konsumatorët.
“Çmimet janë shumë të mira dhe shumë të arsyeshme, ne jemi klient të rregullt, pasi kemi blerë produkte edhe në 3 njësi të tjerë këtu në qytetin e Lushnjës” tha një qytetar. Ndërsa një tjetër u shpreh se “Çmimet në Big Market janë shumë të arsyeshme”.
Big Market e ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë. Në supermarketet Big Market tashme tregtohen më shumë se 30.000 artikuj ekskluziv që plotësojnë më së miri të gjitha nevojat e çdo familjeje.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO






