Hapet kampi i parë i vullnetarëve në plazhin e Velipojës

SHKODËR, 3 Korrik.ATSH-Gaspër MARKU/-Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama bërë gjatë inspektimit të plazhit të Golemit, ku ndër të tjera, bëri të ditur se këtë sezon turistik përgjatë brengdetit shqiptar do të ngrihen dhe funksiunojnë "Kampet e Vullnetarëve", në territorin e Plazhit të Velipojës së rrethit Shkodër, kjo u bë realitet sot, duke shënuar edhe ngritjen e kampit të parë të këtij lloji. I pranishëm në diten e parë të hapjëes së këtij kampi, me një grup studentesh të ardhur nga Kosova, ishte edhe Zv. Ministri i Turizmit, Alfred Dalipi, i cili i shoqëruar nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare dhe kryetari i Komunës Velipojë, Pashko Ujka, duke bashkëbiseduar me pjesëtarët e kampit, vunë në dukje edhe vlerat që sjellë ngritja dhe funksionimi i një kampi të tillë.
"Për qeverinë shqiptare, ambienti dhe vendosja nën kontroll e territorit është një emergjence kombëtare, ndaj ne këtu sot instituliazojme këtë shkrirje të kontributeve midis ushtrisë dhe kontributit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe vullnetarëve të ardhur nga Kosova. Institualizojmë këtë kamp në komunën e Velipojës për të qënë prezent në territor duke lançuar hapin e parë për pastrimin e territorit, instituliazimin e një marrëdhënie të re me të zgjedhurit vendor për të vendosur rregull  në plazhet shqiptare.", tha zv.ministri Dalipi në fillim të fjalës së tij përpara grupit të vullnetarëve.
Më tej, ai shtoi se "kampi që ne sot hapim këtu në velipojë do të funksiunojë për të gjithë gjatë sezonit, për dy muaj me radhë, dhe do të jetë krijimi i një kulture të përvitshme për vullnetarët nga Shqipëria dhe nga Kosova për të qënë prezent në sensibilizimin që duhet t'i bëhet pupullatës, pushuesve, për të mbajtur ambientin të pastër dhe në  një standart, i cili mund t'i hapë rrugë një zhvillimi të qëndrueshem të turizmit."
Duke pasur në krah përfaqësuesin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare, Dalipi tha se ai do të jetë kordinator i kësaj nisme të rangut kombëtar. Sipas tij Kampi i Velipojës është një nga dhjetë kampet që do të ngrihen në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ato do të kordinohen nga përfaqësuesit e ushtrisë, të cilët kanë marrë përsipër për të dhënë kontributin e tyre në këtë emergjence kombëtare për të sensibilizuar opinionin dhe pushuesit që, tani e tutje, ne duhet të krijojmë një kulturë të mirëmbajtjes së këtyre territoreve, të cilat janë premisë shumë e mirë për një ekonomi më të zhvilluar.
Në vijim, Zv. Ministri i Turizmit, Alfred Dalipi, tha se "turizmi është një nga fushat dhe prioritet e qeverisë shqiptare, që ne e shikojmë si një element, i cili mund të krijojë një ekonomi të qëndrueshme, të zhvilluar, dhe me të gjithë përbërësit e vetë, sigurisht që ka nevojë, edhe ambientin."
Duke iu referuar studentëve kosovarë që përbëjnë grupin e parë vullvetar të Plazhit të Velipojës, Dalipi tha se "kontributi vullnetar i të ardhurve nga Kosova është një sinjal që duhet t'i jepet edhe strukturave universitare shqiptare, pra në Shqipëri, që t'i bshkohen kësaj nisme, për të qënë pjesë e vullnetarizmit të pastrimit të plazheve, i sensibilizimit që duhet t'i bëhet opinionit, dhe sensibilizimit që duhet t'i bëhet opinionit dhe sigurisht për të ofruar një standart të ri për pushuesit, të cilët kur të zgjedhin Velipojen, dhe kur të zgjedhin territorin shqiptar, të kenë në mendjen e tyre, një imazh pozitiv për territorin ku ato kanë kaluar pushimet."
Më tej, ai bëri të ditur edhe angazhimin që do të kenë strukturat e shtetit gjatë këtij aksioni, duke filluar që nga drejtori i policisë së qarkut Shkodër, Shaban Nexhi, i cili ka qënë prezent në Velipojë për të mbështetur institucionalisht këtë iniciative të qeverisë shqiptare, edhe si pjesë e kësaj Tast Force. "Kampi do të fillojë të struturohet javen e ardhshme me të gjithë përfaqësuesit e Agjencive Kombëtare dhe Inspektoriateve. Që do të thotë, ju do të merrni, përveç kontributit vullnetar në territor, edhe një kulturë, se si funksionojnë institucionet në Shqipëri, duke përfshirë edhe Inspektoriatet e shëndetësisë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pra inspektorët e të gjithë këtyre hallkave, do të jenë së bashku për të sensibilizuar opininin për atë që kërkohet, kulturen e re të shërbimeve, jo vetem në plazh, por edhe në strukturat e ndryshme shërbyese.", shtoi Dalipi.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat