Hapet konsultimi për projektligjin e Start-Up-eve, Denaj: Mbështesim të rinjtë dhe zhvillimin e bizneseve me potencial rritjeje

Hapet konsultimi për projektligjin e Start-Up-eve, Denaj: Mbështesim të rinjtë dhe zhvillimin e bizneseve me potencial rritjeje

Konsultimi publik për projektligjin e Start Up-eve

TIRANË- Ministria e Financave hap zyrtarisht konsultimin publik për projektligjin e ri për Start up-et e Inovacionit. Sipas ministrisë ky kuadër do të sjellë efekte pozitive dhe të menjëhershme për ndërmarrjet e Vogla e të Mesme që do të certifikohen dhe mbështeten si start up-e inovative. Ky është ligji i parë që hartohet në  vend për funksionimin e start up-ve, si një nevojë dhe kërkesë gjithnjë në rritje që po vjen nga zhvillimi i tregjeve.

Pikërisht për këtë draft ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, së bashku me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi morën pjesë në takimin virtual për hapjen e konsultimit publik. Ministrja Anila Denaj tha në konsultimin hapës se ky projektligj favorizon krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja me potencial të lartë rritjeje.

“Ky projektligj  ka për qëllim krijimin i një kuadri rregullator dhe institucional i cili mbështet dhe favorizon krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja me potencial të lartë rritjeje, në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të njohura botërisht si Startup-e Inovative, të cilat realizojnë ide, modele, produkte dhe procese të reja biznesi, të cilat sjellin risi dhe përmirësim të ndjeshëm në çdo fushë të ekonomisë.  Projektligji gjithashtu synon të zbatojë rekomandimet e raport-progresit të Komisionit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, për vitin 2019, i cili për sa i përket teknologjisë dhe inovacionit dhe Startup-eve përcakton se ekziston nevoja për të zhvilluar instrumente ligjore për t’i stimuluar”, tha Ministrja Denaj gjatë fjalës së saj.

Të gjithë të rinjtë që kanë një ide biznese do të mbështeten sipas ministres edhe për deformimin e konkurrencës.

“Kuadri i ri ligjor do të ketë efekte pozitive, direkte dhe të menjëhershme për ato ndërmarrje të vogla e të mesme që do të certifikohen dhe mbështeten si start up-e inovative. Për shmangien e ndikimeve negative mbi konkurrencën dhe deformimit të tregut, mbështetja do të jepet në përputhje me legjislacionin për ndihmën shtetërore dhe vetëm pas miratimit nga strukturat përgjegjëse”, tha Ministrja Denaj.

Sipas relacionit të bashkëlidhur draftit thuhet se për dy vite që quhet periudha e inkubimit, startup nuk do të paguajnë taksat vendore mbi pasuritë e paluajtshme, të ndërtesës dhe tatim mbi fitimin (që është hequr për të gjithë bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë). Por do të ketë edhe sanksione nga 50 mijë lekë deri në 1 milionë lekë nëse nismëtarët e Start-UP që kryejnë shkelje, nëse nuk raportojnë, ndryshojnë thelbësisht planin e biznesit, jep informacione të rreme, shkel të drejtat e autorit apo keqpërdor fondet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër