Pr.ligj për rritjen e startup-eve/ Sipërmarrësit e rinj nuk do paguajnë taksa vendore e tatim fitim, grante për 24 muaj

Mbështetja e ideve të reja për mënyrën e të bërit biznes në vend ka nxitur qeverinë që të hartojë një draft-ligj të ri, i cili mbështet kryesisht bizneset e teknologjisë dhe të inovacionit. Projektligji synon të krijojë një Agjenci të Posaçme e cila do të asistojë pikërisht këto biznese, si në anën fiskale ashtu edhe në atë ligjore.

Deri më tani në vend ka munguar një kuadër ligjor që rregullonte aktivitetin e këtyre sipërmarrjeve. Drafti është hartuar për të favorizuar krijimin e bizneseve të reja në këtë drejtim, duke pasur në konsideratë edhe ndikim që teknologjia ka në zhvillimin ekonomik në shumë vende.

“Teknologjitë e reja të zbatuara nga startup-et inovative kanë revolucionuar modelet e biznesit duke sjellë produkte dhe shërbime të reja në treg”, thuhet në relacion.

Të gjithë nismëtarët e startup-eve do të lidhin një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare për Startup-et Inovative “Startup Albania”, dhe kjo e fundit do të nxis avancimin e tyre.

Për të rritur sa më shumë numrin e sipërmarrjeve që operojnë në këtë fushë nëpërmjet projektligjit të hedhur për konsultim publik thuhet se këto biznese nuk do të paguajnë 3 taksa.

Sipas relacionit të bashkëlidhur draftit thuhet se për dy vite që quhet periudha e inkubimit, startup nuk do të paguajnë taksat vendore mbi pasuritë e paluajtshme, të ndërtesës dhe tatim mbi fitimin (që është hequr për të gjithë bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë). Po ashtu për 24 muaj ata do të përfitojnë grante financiare, garantimin e një pjese të riskut të kreditimit, si dhe masa të tjera në aspektin e promovimit të tyre.

Ky sektor shikohet me rëndësi të veçantë edhe për të tërhequr investitor të huaj.

“Zbatimi i mekanizmave mbështetës për krijimin dhe zhvillimin e Startup-eve të reja, duke nxitur krijimin e një mjedisi të favorshëm dhe duke synuar thithjen e aktorëve që mungojnë aktualisht”, vijon relacionin shpjegues.

Të gjithë subjektet dhe individët që do të regjistrohen në QKB, ata do të duhet të certifikohen nga Agjencia “Startup Albania”, dhe më pas fillon mbështetja.

Por do të ketë edhe sanksione nga 50 mijë lekë deri në 1 milionë lekë nëse nismëtarët e Start-UP që kryejnë shkelje, nëse nuk raportojnë, ndryshojnë thelbësisht planin e biznesit, jep informacione të rreme, shkel të drejtat e autorit apo keqpërdor fondet.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!