Hapet llogari për Luiz Ejllin në 'GoFundMe', mblidhen mbi 9 mijë dollarë për 4 ditë! Familjarët: Ishte plotësim dëshire për dashamirësit e tij

Hapet llogari për Luiz Ejllin në 'GoFundMe', mblidhen mbi 9 mijë dollarë për 4 ditë! Familjarët: Ishte plotësim dëshire për dashamirësit e tij

Luiz Ejlli

Në platformën amerikane ‘GoFundMe’ është hapur një llogari për mbledhje të ardhurash për Luiz Ejllin. Këtë e kanë bërë familjarët e tij dhe këtë e ka konfirmuar vetë kunati Sokol Tahiri që e surprizoi në spektaklin e së shtunës.

Në një reagim në Instagram, Tahiri tha se ishte vetëm një plotësim dëshire i dashamirësve të banorit të “BBV”, të cilët dëshirojnë të kontribojnë me vlera monetare për të. Vetëm për 4 ditë janë mbledhur mbi 9 mijë dollarë dhe donatorët bëjnë komentet e tyre ku i urojnë suksese në rrugëtimin e tij në Big Brother.

Në lidhje me “GoFoundMe” në emër të Luizit, që ka marrë edhe kritika nga ndjekësit që thonë se nuk ka transparencë, ka reaguar vetë faqja zyrtare e këngëtarit.

“GoFound Me” është një platformë amerikane dhe është platforma më trasparente e mbledhjes së fondeve për çdo nvojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj Familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje për fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë”,-shkruhet në postimin ne faqen zyrtare të Luiz Ejllit në Instagram.

1/2
A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luisi: 20/03/2023 16:55

    Luisi nuk din gje hiq por gjithkush eshte duke perfituar ne emer te tij.

    Përgjigju
  • shpresa: 20/03/2023 16:39

    Mrekulli! Rendesi ka admiruesit e Luizit ne nje forme apo tjeter te shprehin preferencen e tyre ashtu sic ata e ndjejne. Pse duhet te kompleksohen e apo te dyshojme ne vertetesine portaleve??

    Përgjigju
  • Kristi: 20/03/2023 13:31

    E nxori koken dhe Luizi kërkon te perfitoje nga fansat.

    Përgjigju
    • toni toni: 13/04/2023 19:50

      puna asht se kur po perfitojn tjert ne emrin e tije. po ky pse jo. me perfitu ka hi aty. edhe un edhe ti edhe gjdokush e deshiron nje gja te tille.. mire a keq ai po i mer ato lek. fundja eka shpreh per ato lek km hi. kur tjert kerkojn me i dhuru skane si thone jo mos i jepni. ai nga mrena shpise po i ofrojn me i perdore imaxhin. kyt gja po e shfrytzon edhe top chanell nfakt po e shtryllin jo po shfrytzojne. deri diku jm dakord me ty. ama nk i ve faj luizit fajin e kane njerzit ce dalin protesta etj. ska naj gja edhe me dal. por primare asht me ken ne rregull si popull. po kto skan buk me hanger edhe dalin per te. te uroj gjith tmirat

  • Vin: 20/03/2023 13:28

    ahaha popull idiot qe idiot ngeli svuri mend nga piramidat po dhe kta kishte mangut ahaha

    Përgjigju
  • Tirona: 20/03/2023 12:09

    E tregoi veten qe eshte nje mashtrues….. keta qe dhurojne ne te tilla fondacione me sa duket i kane parat jo te pastra

    Përgjigju
    • lexues: 21/03/2023 14:57

      E gjej te pavend si koment sepse ai vete nuk eshte ne dijeni te cfare po ndodh jashte. Ndaj eshte e gabuar ta quash dike mashtrues ne kushte te tilla. A duhet te kishin hapur familjaret nje gofundme per Luisin, mund te diskutohet, por ata qe kane shkruar artikullin duhet te merren me pse-ne pas ketij fenomeni. Prej kohesh ne rrjet qarkullojne video te njerezve te revoltuar nga menyra si ata e kane perceptuar qendrimin e produksionit ndaj Luizit se pari dhe kane qene duke bere thirrje qe madje ai te votohet te nxirret jashte sepse eshte me mire per te jashte se sa brenda. Shume njerez jane duke perfituar ne emer te tij. Per mua eshte nje fenomen shume i cuditshem i asaj qe po ndodh, por Luizi fitoi nje mbeshtetje te gjere jo sepse eshte injorant sic duan ta percaktojne disa, por per shkak te durimit dhe vetepermbajtjes qe ka demonstruar ne menyren si ka perballuar bullizmin ne grup aty brenda, sidomos ne fillim dhe qe ne momente te caktuara ka treguar me shume se asnje nga banoret aty aspektin e tij njerezor duke u ardhur ne ndihme atyre qe ishin "armiq". Ka shume per te diskutuar per etiken e lojes dhe deri ku shkon loja dhe menyrat qe ai ka zgjedhur per te bere loje, por nese duam te mesojme nga cfare po ndodh duhet te shohim se ka nje urtesi kolektive ne reagimin e fansave qe ben thirrje per nje trajtim te drejte dhe kunder manipulimit, favoreve e ndereve personale, eshte nje hap i dukshem i mungeses se besimit tek produksioni. Produksioni ka nje sfide me shqiptaret per t'u provuar se eshte i paanshem dhe po luan ndershem. Shqiptaret po braktisin vendin sepse thone ky vend nuk behet. Po t'i pyesesh pse nuk behet ky vend, do te te thone se nuk behet ky vend per shkak te padrejtesive, klientelizmit, mediokritetit, dhe fitoreve te shitura. Fenomeni Luiz nuk po ve ne dukje injorancen e turmave, sic perpiqen ca "elitare" ta etiketojne. Fenomeni Luiz po bertet me ze te larte revolten kunder manipulimit e padrejtesise, po kerkon nje gare te ndershme, nje emision te ndershem. Kjo eshte sfida dhe mundesia e produksionit per te vertetuar te kunderten.

  • Selam: 20/03/2023 12:05

    Pse cfare ka tani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira