Tashmë nuk është më e nevojshme të udhëtoni drejt Turqisë për të gjetur një kompleks turistik që ju ofron gjithçka.

Sapo është hapur në Tiranë Aquapark, i cili ju ofron çdo gjë që ju duhet për tu argëtuar: gjelbërim, freski, pishina për të rriturit, pishina për fëmijë, lojëra ujore, pool bare, mundësi ushqimi të shpejtë si dhe restorant modern. 

Shumë pranë Tiranës dhe Durrësit, në City Park, Aqua Park ju sjell mundësi të pafundme argëtimi për të larguar të nxehtin e verës. 

Të rriturit mund të shijojnë pishinat e thella me mundësi të pafundme ushtrimi të sporteve ujore, ndërsa fëmijët mund të mahniten më kompleksin e lojërave dhe pajisjeve të krijuara posacërisht për ta, me të gjithë personazhet më të dashur të tyre. 

Rrëshkitëset e larta, me siguri të lartë, janë një arsye e madhe se pse duhet të shkoni patjetër në AquaPark.

Dhe mos u shqetësoni për sigurinë: një stafi i madh në numër dhe i kualifikuar kujdeset për sigurinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj gjatë gjithë kohës së qëndrimit në komplekt. 

Cilësia e ujit dhe pastërtia e tij janë kombinim i strategjisë turke me teknologjinë gjermane. 

Aqua Park ka disa objektiva të qarta zgjerimi për vitin tjetër, për të ofruar një shërbime edhe më cilësor e gjithëpërfshirës për ata që kërkojnë më shumë adrenalinë.

Aqua Park është një investim i AM Group, i cili sjell në Tiranë pishinat sipas gjigantit turk “Polin Group”, lider botëror në industrinë e argëtimit. 

Ndaj largojeni vapën. Shkoni në Aqua Park pranë City Park në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kaloni ditë të shkëlqyera, me adrenalinë, cilësi shërbimi dhe mundësi të pafundme argëtimi. 

[gallery]23312[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com