Hapet panairi i Librit dhe i Artit
Nisma e re, “Një kafe & një libër”

Hapet panairi i Librit dhe i Artit<br />Nisma e re, “Një kafe & një libër”
TIRANE - Është çelur me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme festivali i Librit dhe i Artit Pamor sot pasdite në Tiranë. Festivali i ideuar nga shoqëria e librit shqip zhvillohet për herë të parë. Në ceremoninë e çeljes së këtij festivali përshëndetën Ministri Punëve dhe çështjeve sociale Erjon Veliaj, kryetarja e shoqërisë së librit shqip, Arlinda Dudaj dhe kuratori i pamur art Vladimir Myrtezai.
 
Organizatorët thonë se organizmi i një festivali për librin ishte një ide e intelektualit të ndjerë Ardian Klosi, ide që me zgjerimin e saj qëndron bukur me konceptim e Vladimir Myrtezait, një art pa mure, të cilin e ka pagëzuar Pamur Art.
 
Bashkëshortja e të ndjerit Ardian Klosi, Jutta Buzengerg, me të bijën ndiheshin të gëzuara që ëndrra e tij intelektuale ishte ngjizur tashmë. Gazetarja Rudina Xhunga e çeli festivalin me një homazh për shkrimtarin e famshëm Gabriel Garsia Markes që u nda nga jeta javën që shkoi.
 
Ndwrkaq, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh për rëndësinë e një festivali të kësaj natyre
 
“Kam kënaqësinë të hap këtë festival si të parin në radhë nga seria e projekteve të mbështetura nga Ministria e Kulturës për vitin 2014. Por përfitoj nga rasti edhe për të ndarë me ju të gjithë mbështetjen që Ministria e Kulturës u jep të gjithave aktiviteteve siç bëri me Panairin e nëntorit 2013, me Panairin e LEipzigut 2014, me këtë Festival e të gjitha ngjarjet që nxisin kulturën e leximit, kulturën e komunkimit dhe të fjalës dhe të mendjes së hapur. Sepse e para ishte fjala!”, tha Kumbaro.
 
Sipas saj, “e bukura e këtij festivali është se Fjala bashkohet me vështrimin”. “Pamur është skena e dytë e këtij festivali që unë do t'ju lë ta zbuloni vetë. Njollat artistike do të gëzojnë gjithë shqisat tona, duke i shërbyer kështu asaj që është prioritet i kësaj qeverie: Edukimi përmes kulturës”.
 
“Përgëzime shoqërisë së librit që hap sot këtu e në vazhdim skenën për "fëmijët nga mosha 5 deri në 95 vjeç", me imazhin, fjalën dhe portretet e njerëzve të shquar të letrave e artit duke filluar me shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare. Kam dhe një ftesë të fundit. E gjitha kjo festë zhvillohet në një institucion shumë të rëndësishëm të kulturës sonë / Muzeu Historik Kombwtar”, u shpreh ministrja Mirela Kumbaro.
 
“Nuk është një rastësi kjo, por një mesazh për të gjithë publikun që të kthejë vëmendjen drejt një qendre jo me hapësira pasive, por me skena të gjalla, jo vetëm me dëshmi të së shkuarës, por edhe me jetën e sotme. Prandaj Ju ftoj të gjithëve ta vizitoni si një skenë të tretë të edukimit përmes kulturës. Me këmbë të mbarë këtij Festivali!
 
Për organizatorin e festivalit Vladimir Myrtezai, të gjitha korrentet artistike në vendin tonë dhe Kosovë do të kenë mundësi të shfaqen në Tiranë. Piktori i njohur Myrtezai rrëfen për A1 Report rëndësinë e videoinstalacioneve të artit si dhe ndikimin e tyre në publik.
 
Muzeu historik Kombëtar tashmë ka çelur dyert një larmi aktivitetesh si art pamor, animime muzikore, forume për letërsinë, lexime nga aktorë dhe promovime librash.  Mbështetës kryesor i festivalit përveç Ministrisë së kulturës është edhe Galeria Kombëtare. Drejtori Galerisë, Artan Shabani shprehet për kamerën e A1 Report në cilat raste duhet pasur kujdes një vazhdimësi të mirë.
 
Piktori i njohur Maks Velo njëkohësisht autor librash ndihet mjaft i kënaqur me këtë lloj organizmi. Festivali i Librit dhe i Artit do të mbahet nga data 23-27 prill, pranë Muzeut Kombëtar dhe do të ndahen dy çmime: puna më e mirë në artet pamore do të vlerësohet me çmimin “Danish Jukni ”, ndërsa autori i vitit me çmimin “Ardian Klosi”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj