Mafia e shezlloneve dhe fushata anti-kombëtare: “Shqipëria s’ka turistë”

Mafia e shezlloneve dhe fushata anti-kombëtare: “Shqipëria s’ka turistë”

Kreshnik Spahiu

1- “Mafia e çadrave” pushton plazhet italiane, ishte sot titulli në gjermanisht i “Welt”, ku analizohej kontrolli i plazheve nga rrjetet kriminale me biznese shezllonesh për pastrim parash. (75 euro çadra)

2- “21 euro një hamburger në Kroaci” ishte titulli dje i ZDF i cili përshkruante varfërimin e popullit kroat nga turizmi elitar dhe çmimet e çmendur 500 euro nata në hotel.

3- Parajsa juaj, varfërimi ynë” ishin parullat e protestuesve spanjoll në Majorca të cilët po varfërohen nga turizmin masiv dhe elitar

4- “Grekë mbylluni në shtëpi, që të kenë hapësira turistët” ishin thirrjet e disa bashkive në ishujt e grekë Mikonos, Rodos etj. gjë e cila ngjalli reaksionin e mediave vendase për mbrojtur qytetarët e tyre nga diskriminimi ekonomik.

Mediat europiane prej ditësh janë fokusuar në analizat mbi shtrirjen e krimit e organizuar në Itali, Kroaci dhe Spanjë dhe shtrirjen e aktivitetit tyre në turizëm.

Në jugun e Italisë nuk gjen më hapësira publike sepse liçensat e plazheve private jepen pa çmim dhe ato janë kthyer monopol i mafies italiane.

Ndërsa në veriun e Italisë ende 1/3 e bregut është plazh publik, jugu po zaptohet nga bizneset e krimit organizuar.

Turizmi po shndërrohet në industrinë e pastrimit parave në shtetet mesdhetare.

Afro 400.000 kroatë kanë emigruar në 10 vjet dhe kanë braktisur Kroacinë për shkak çmimeve të çmendura sezonale: 500 euro hoteli, 21 euro hamburger, 35 euro makarona, 10 euro akullorja.

Janë disa nga çmimet në zonat turistike të Kroacisë që kanë detyruar popullin kroat të braktisë atdheun.

Ndërkohë qeveria spanjolle shqyrtoi projekt ligjin për ndalimin e shtetasve të hauj për të blerë në bregdet pasuri të paluajtshme.

Brenda 15 vitesh çmimet në Barcelona, Ibiza, Majorca u 5 fishuan nga blerjet e shtetasve gjermanë, anglez apo rus.

Qytetarët spanjoll u varfëruan nga çmimet e larta dhe nuk e përballojnë më jetesën. Për këto arsye ata kanë oushtuar sheshet dhe protestojnë çdo ditë kundër turizmit masiv.

Ndërkohë në Shqipëri ndodh e kundërta.

Mediat e huaja reklamojnë Shqipërinë, ndërsa mediat shqiptare bëjnë të kundërtën anti-reklamë.

Fushata e “plazheve bosh” është bërë virale dhe inspirohet politikisht.

Mediat opozitare në Shqipëri e konsiderojnë kauzë politike për tju kundërvënë, qeverisë e cila reklamon çdo ditë numrin e 10 milion turistëve.

Vendet fqinjë Serbi, Maqedoni, Mal o Zi janë dëmtuar nga rritja e turizmit në Shqipëri, për shkak se aeroporti shqiptar është sot më i frekuentuari në Ballkanin perëndimor por dhe për faktin se Shqipëria ju mori shumë klientë nga Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania, Ukraina etj.

Natyrisht Shqipëria ka çmime të larta, shërbim të dobët, infrastrukturë të amortizuar por edhe tregtar provincial dhe mashtrues në biznesin turistik.

Çështja shtrohet:

- Pse gjithë mediat e huaja reklamojnë perlat shqiptare dhe vetë ne shqiptarët e nximë Shqipërinë?

- Pse kroatët, italianët apo spanjollët nuk flasin keq për vendin dhe turizmin e tyre?

- Pse media tona i trajtojnë problemet e turizmit thjesht si një çudi shqiptare, dhe jo fenomen në gjithë mesdheun?

- Pse mediat shqiptare i kushtojnë 99% hapësirë bizneseve të dështuara dhe jo atyre të lira dhe të suksesshme?

- Pse mediat shqiptare nuk denoncojnë me emra oligarkët e jugut, që kanë vendosur çmime të çmendura?

Çmimet e larta dhe shërbimi i keq është realitet në bregdet por nuk mund të përmirësohet me anti-reklamë.

Nga videot dhe fotot me çadra bosh nuk rrëzohet qeveria, por dëmtohet Shqipëria.

Pushteti nuk rrëzohet aspak me shezllone bosh.

Natyrisht që kjo është fushatë antishqiptare e cila nisi me foto dhe video të plazheve bosh dhe po vazhdon me vënien e zjarreve të qëllimshme në Vlorë, Pogradec, Lezhë, Gjirokastër.

Dikur kishin sloganin “Tokë e Xanun”

Sot kanë sloganin: “Tokë e djegun”

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 09/08/2024 02:16

    ke te drejte kreshnik,,maloku eshte ne cdo gje te zeze ,,,ai shan,,vjedh..vret ,,dhe merret me te gjithe te zezat..

    Përgjigju
  • Tung: 02/08/2024 09:31

    Per Ermalin "dashnor" te Ramiz Alise: "Era e Malit" ti paska mpire trute keq fare more djale/burre/plak kushdo qofsh( vetem transgjinor ishalla jo se do me detyrosh te me vije keq per ty pastaj)....po mqse e paske me nge ti besh avokatine Alise hap ca libra historie, bej ca vite shkolle merr nje diplome universitare e pastaj bej edhe nje master me teme "e verteta e proletariatit komunist shqiptar" ku te sjellesh FAKTE(po arrite ti gjesh) dhe jo LLAFE dhe pastaj leshoju portaleve me emer dhe mbiemer per te trumbetuar idiotesite e gojes tende, sepse perndryshe nuk legjitimon dot veten me moral plakash....dhe meqe ra fjala, nese nuk e ke marre vesh akoma, koha e moralit komunist ka pjerdhur....e ka deligjitimuar klyshi i Kristaqit....

    Përgjigju
    • John: 02/08/2024 11:19

      Fix fare

  • 555: 02/08/2024 08:45

    Mafien e zhezloneve e drejton qeveria me Ramen ne krye! Ne nuk kemi turizem,por dete liqene,lumenj dhe male,por me kaq nuk quhet turizem! Se turizem quhet edukata,mikpritja,pastertia e mjedisit,rera publike,gjelberimi,shetitoret,uji i paster,lulishte parqe,stola dhe tavolina pushimi,wc,kende lojrash,fusha sportive,ushqim cikesor me cmime normale dhe te qendrueshme etj! Kur merret vete kryeministri me propagande per turizmin,kuptohet qe brenda ka mashtrim! Ne kapitalizem ka kerkese-oferte e jo propagande!

    Përgjigju
  • Nua Rroku zoti i Toks: 02/08/2024 07:26

    Këtu në Shqipërine tonë të bukur prej zotit e të dhjere prej shqiptarit me delenxhiu,hajni,kurva i pabesi spiuni, tradhëtari ,krejt këta dhe ca më tepër lulëzojnë, ndërsa i drejti ,intelektuali, dashamirësi merr dhenë në mërgim ose në varr, phuuu komb judash që paska qenë, Xhaxhi e paska njohur mirë prandaj dajak 50 vjet dumbabave plehërave allbanuca

    Përgjigju
  • beni: 02/08/2024 02:36

    TE PAKTEN DURRESI DUHET TE JETE KOMPLET PA CADRA... SIC KA QENE PARA 1990....KUSH DO SHKON DHE E VENDOS VETE CADREN....

    Përgjigju
  • Dardan Muri: 01/08/2024 22:07

    Toka e Xanun shkaterroi te drejten e prones private me keq se rregjimi komunist.Sot pas 34 vitesh ceshtja e pronave te palujtshme eshte nje kancer qe shkaterron,shtetin me drejtesine administraten,qeverine e gjithcka.Sali Berisha i pari dhe Fatos Nano e Edi Rama pas tij duhet ndeshkuar ne rradhe te pare per kete krim kombetar sidomos ne Tirane e Durres.Zoti i ndeshkofte.

    Përgjigju
  • Gezim: 01/08/2024 21:22

    Jetoj ne Vlore dhe nqs them që plazhi Zvērnecit deri me sot eshte pothuajse bosh ky eshte realitet dhe jo propagandë antishqiptare. Mbase mē tregon sekretin si te behem lëpires që të më hedhi Rama nje kockë? Mos je ti ai qē qante dikur ne internet pse e bija e Ramizit si çdo pensioniste tjeter ecte në rrugë me trastat që kish bërë pazar dhe kishe mbetur pa gjumè se skish veturë?

    Përgjigju
    • Ermal: 02/08/2024 01:03

      Kur të mësoni të jeni mikpritës e të mos i fusni hundët në politikë do keni turistë I nderuari Presidenti Ramiz Alia (dritë i pastë shpirti) është kujdesur për Shqiptarët nga Veriu në Jug dhe bën mirë të mos e përfshish emrin e tij dhe as të familjes së tij

  • Kreshniku djal I ri: 01/08/2024 20:17

    Kreshnik e bere telef arkivin e fotove djaloshare me kaçurrela. Nxirr fytyren aktuale e jo kur ishe kryetar nga toka e xanun

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 01/08/2024 21:34

      Po i kërko Spahiut ... Me qit surratin e vërtetë. Ça thu mër ÇUN... Duhet me pas surrat masanej t'a tregosh..

  • AltinTop: 01/08/2024 20:17

    Problemi eshte se fluksi i madh turistik u perdor politikisht nga qeveria...tani edhe kto te opozites duan ta perdorin politikisht... nuk perben asgje jasht normales.

    Përgjigju
  • Bond: 01/08/2024 19:40

    Fillove dhe ti me Propogande si fatos i hales ....nuk e di ku jeton ti dhe a ke shkuar ne Shqiperi per pushime....dhe na e krahason me Kroatine..Spanjen..Italin...Shqiperia cope cope me plerhra qe i hane qente dhe lopet plazheve e ti na thua per turizem elitar....paske ikur per lesh dhe vazhdo lepiu...here nga e djathta ..here nga e majta...por te dyja palet njelloj jane.

    Përgjigju
  • Lili: 01/08/2024 19:20

    Eja ne Vlore zoteri si i shqyejne syte turistet e huaj nga plehrat ne plazhin e vjeter tek kabinat.Tani sapo u kthyem nga plazhi dhe na vinte turp kur shikonim turistet qe befasoheshin nga pislleku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut