TIRANË- Dëshirat e fëmijëve nuk mund t'i ndal askush, as km të të tëra rrugë për t'ia realizuar, e as kur bëhen në këmbë. Duket si një histori përrallash apo filmash ku përcillet mesazh për jetën, por ajo është reale dhe e prekshme.

Është historia e një vajze e cila ka ardhur nga zona e "Astirit" te Parku Rinia në këmbë për të festuar 1 qershorin. Është lodhur pak, pasi trupi i saj i imët aq mund të duroj, por kjo nuk ia zbeh buzëqeshjen në fytyrë dhe gëzimin që sot po feston e lirë, jashtë mureve të shtëpisë ku ka qëndruar për më shumë se 3 muaj e mbyllur për shkak të pandemisë.

"Ishte e pak e lodhshme që ta bënim në këmbë nga Astiri këtu. Dje mora ditëlindjen dhe sot kam prap festë. I uroj fëmijëve ta gëzojnë 1 qershorin", shprehet vajza e vogël.

Report Tv ka qenë sot në parkun Rinia i cili u hap sot për herë të parë, i rikonstruktuar dhe me pamje krejtësisht të re. Të rritur, fëmijë, gjyshe e gjyshër kanë mbyshur këtë park, duke e harruar për disa orë koronavirusin dhe duke u argëtuar, për hir të fëmijëve që e kanë përjetuar shumë pandeminë. Të gjithë njëzëri shprehen se janë shumë të lumtur, e ndërsa përcjellin edhe urime për bashkëmoshatarët e tyre.

"Po kënaqemi, të gjithë fëmijëve iu urojmë gëzuar 1 qershorin".

Po kënaqem, dita është shumë e bukur. Do piktorohem si Sonix, ai vrapon shpejt. Gëzuar 1 qershorin u them fëmijëve"

"Do pikturohem si një dinozaur. Luajta te lodrat, po kënaqem"

"Po kënaqem shumë, shumë mirë që Zoti na ka dhënë një ditë për fëmijët, kam marrë dhurata, lodra. U them fëmijëve gëzuar"

"Po kalojmë shumë bukur. Kam pikturuar një flutur. U them kalamajve gëzuar 1 qershorin dhe të jenë të lumtur që kanë këtë festë. U kam kërkuar prindërve një kukull barbi", u shprehën fëmijët për Report Tv.

Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar video me dron, teksa e cilëson Parkun Rinia si një xhevahir të bërë me shumë dashuri.