Është hapur për qarkullim Ura e Re e Viroit në Gjirokastër, një ndërhyrje që prek drejtpërdrejt një nga akset më të rëndësishme drejt kufirit me Greqinë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se punimet kanë përfunduar dhe ura plotëson të gjitha standardet e sigurisë rrugore, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve në zonë.

Projekti nuk mbyllet këtu. Sipas ARRSH, puna do të vijojë edhe në urën e vjetër ekzistuese, e cila do të shërbejë për akses lokal drejt lagjes së Viroit, duke përmirësuar qarkullimin për banorët dhe lidhjen me zonat përreth.

Ura e re është pjesë e një programi më të gjerë kombëtar, ku parashikohet ndërtimi ose rehabilitimi i 30 urave në të gjithë vendin, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe financim nga qeveria shqiptare.

Me një gjatësi prej 33 metrash dhe gjerësi 7 metra, ura ka dy korsi lëvizjeje dhe trotuare në të dy anët. Ajo është projektuar për të përballuar edhe kushtet klimatike, sidomos përmbytjet, një problem i shpeshtë në këtë zonë.

Kjo urë, e vendosur në aksin SH4, konsiderohet kyçe për lidhjen rajonale dhe qarkullimin ndërkufitar sepse lidh jugun e vendit me pikën kufitare të Kakavijës,