Hapet rruga për “klasat inteligjente”
Ja kushtet e kredisë 3.5 mln euro

TIRANE- Qeveria i hapi rrugë krijimit të “klasave inteligjente”. Këshilli i Ministrave mori të mërkurën vendim për miratimin në parim të marrëveshjes së kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit “Arsimimi elektronik – Shqipëri – Modernizimi i sistemit arsimor”, me një hua të butë prej 3.500.000 eurosh.

Kredia është marrë me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të mbështetur një projekt, që ka të bëjë me futjen e teknologjisë së re në shkolla, ku nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësi të reja informimi dhe bashkëpunimi. “Marrëveshja ka të bëjë me miratimin e fondit për blerjen e tabletave elektronike, të cilat do të përdoren në të gjitha shkollat e vendit, për krijimin e klasave inteligjente. Pas kësaj VKM-je, do të ketë edhe një tjetër Vendim, pasi janë dy institucione, ai i Financave dhe Arsimi, që japin kërkesat e duhura dhe në fund do të jetë Kuvendi ai, që do të vendosë me anë të votës sa i përket miratimit të kredisë”, ka pohuar për “Shqiptarja.com” zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj.
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë