Hapet tenderi, Bashkia e Tiranës jep
me koncesion terminalin e autobuzëve

Hapet tenderi, Bashkia e Tiranës jep<br />me koncesion terminalin e autobuzëve
Terminali i atuobuzëve të veriut do të jepet me konçesion. Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për dhënien me konçesion të terminalit të ri, i cili do të ndërtohet në pjesën very-perëndimore të Tiranës. Vlera e konçesionit do të jetë 15.5 milionë euro dhe afati i këtij partneritetit publik-privat do të jetë nga 15-35 vjet. Bashkia e Tiranës do të japë konçesionarit një hapsirë prej 85 mijë metra katrorë për të ndërtuar temrinalin e ri. Në dokumentet që ka siguruar gazeta shpjegohet arsyeja pse do të jepet me konçesion terminali i ri i autobuzëve. “Vlera e vlerësuar e projektitështë 15.5 milionë Euro.  Gjatë ndërtimit të terminalit, objektivi i Autoritetit Kontraktor është përmirësimi i lëvizshmërisë së përgjithshme, duke siguruar një terminal me kapacitet të plotë transporti ku autobusët ndërqytetës do të shkarkojnë pasagjerë për në autobusë urbane dhe taksi përgjatë korridorit kryesor të qytetit në pjesën veriore, perëndimore dhe jugore të vendit, duke zvogëluar bllokimet e trafikut në qendër të qytetit, përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe reduktimin e konsumit të karburantit për transport publik. Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë vendosur për gjatë korridorit kryesor që çon në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t'i kontraktohet në baza afatgjatë Ofertuesit fitues për të ndërtuar, operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve”, - thuhet në dokumentin e dorëzuar nga Bashkia e Tiranës pranë Agjencisë së Prokurimit Publik.

Tarifat
Do të jetë kompania konçesionare e cila do të merret me menaxhimin e këtij terminali si dhe do arkëtojë tarifat për vendqëndrimin e autobuzëve, taksive etj. “Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vend qendrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë, dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga Operatori Ekonomik për amortizimin e CAPEX-it të tij fillestar, shpenzimet operative, dhe për mbulimin e shërbimit të borxhit. Kontrata do të jepet perms një procesi konkurrues ndërkombëtar ofertimi, duke ndjekur procedurën e përshkruar në këtë Dokument Ofertues. Tenderimi për kontratën është i hapur për firmat dhe sipërmarrjet e përbashkëta të firmave e çdo vendi të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara”, - thuhet më tej në dokument.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit