Klubet e Premier League kanë votuar sot atë që ishte paraljmëruar dy ditë më parë, si pjesë e projektit ‘restart’ për kampionatin. Duke filluar nga nesër ata do të mund të stërviten në grupe, por duke shmangur çdo kontakt të panevojshëm.
Sipas njoftimit të Premier League për këtë hap është rënë dakord mes klubeve, lojtarëve, trajnerëve, federatës dhe qeverisë.
Ky është hapi i dytë që merret në Angli për rifillimin e kampionateve futbollistike, ndërkohë që në njoftim sqarohet se kampionati do të nisë atëherë kur gjithçka të jetë e sigurtë dhe most ë rrezikohet jeta e sportistëve.
Sakaq si pasojë e protokollit shëndetsor për rikthimin e futbollit, futbollistët do të testohen dy herë në javë për COVID-19.