Hapi i parë për bashkim është dorëheqja e Berishës!

Hapi i parë për bashkim është dorëheqja e Berishës!

E gjithë përgjegjësia për situatën aktuale në PD është  vetëm e Berishës! Kjo lidhet për faktin se ai është  lideri i saj historik e për  pasojë pesha bie ezkluzivisht mbi supet e tij, qoftë në simbolikë ashtu edhe në qëndrime apo aksione konkrete!

Kush është dallimi i madh mes Berishës dhe Bashës?

Basha u detyrua të  ndërmerrte një vendim për të  pezulluar Berishën pas vendimit të  Non Gratave të  SHBA! Basha nuk ndërmori asnjë nismë për të  përjashtuar  askënd nga PD e as për të krijuar struktura paralele! Ndërsa  Berisha çështjen personale të tij me SHBA-të e ktheu si çështje të PD kundër  SHBA-ve e çështje personale ndaj Bashës!

Berisha mori një seri nismash e aksionesh që të zyrtarizojë përçarjen e po ashtu mundësoi krijimin e strukturave paralele.

Disa nga aksionet e nismat e Berishës:

- Nismave e firmave për të referendum

-Mbledhja në stadium

Por, aksionet e qëndrimet e Berishës  patën dy momente të vështira tjera kulminante:

- Sulmi i 8  janarit i kundër  PD që vetë e themeloi e po ashtu kundër kryetarit Basha që e kishte të legjitimuar po vetë përmes primareve

- Dalja në zgjedhjet e 6 bashkive me kandidat, por me një sigël tjetër hapur kundër partisë që ai vetë e themeloi dhe kundër demokratëve.

Këtë të dytën  për të ta kuptuar më mirë po ju marr një shembull:

Në  Dibër kandidat për  kryebashkiak ishte  Luan Haka, demokrat 24 karat që thuajse gjithë  jetën e tij ja ka dedikuar Berishës, karrierës së tij e siglës së PD, por ai e humbi këtë  bashki për faktin se përballë dhe në mënyrë absurde si kundërshtarë do të kishte  kryetarin e tij historik! Çfarë do i themi Luanit e të tjerëve për humbjen e pamerituar që ju ofruam? Çfarë mund t'i thotë Berisha Luanit e demokratëve të tjerët  dibranë? Më falni, por egoizmi im vlen më shumë shumë se sakrifica juaj! Nëse  Basha dha dorëheqjen e nuk sulmojë asnjëherë përballë asnjë demokrat dhe për të mos thelluar përçarjen dha dorëheqjen, Berisha, jo vetëm nuk e bëri, por bëri gjithçka të njëanshme në shërbim të vetes, sepse bëri zgjedhje e përzgjedhje të  njëanshme, mundësoi struktura paralele dhe doli kundër  partisë që ai vetë e themeloi! Madje, ka iniciuar procesin e primareve në kushtet e strukturave të  njëanshme dhe paralele! Në këto momente e rrethana nuk mund të ketë  bashkim të sinqertë e as mundësi për procese bashkuese nëse Berisha nuk tërhiqet nga protagonizmit dhe egoizmi i tij! Demokratët kanë dhënë gjithçka për Berishën për të 30 vjet e ky i fundit një gjë shumë të vogël mund të bëj për ta, por me rëndësi jetike, të bëj një hap mbrapa dhe të lërë që të demokratët ta gjejnë vetë rrugën e bashkimit, pa qenë të diktuar!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt