Hapja e dosjeve të sigurimit,Raunig:
Çështje delikate,duhet bashkëpunim

Hapja e dosjeve të sigurimit,Raunig:<br />Çështje delikate,duhet bashkëpunim
Hapja e dosjeve të ish sherbimit sekret në Shqipëri është një çështje delikate pasi plagët e komunizmit nuk janë shëruar ende në vend. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i  prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig në një aktivitet për rolin e medias duke shtuar se duhet më tepër bashkëpunim për të gjetur një zgjidhje

Raunig tha se edhe pse e kaluara është e dhimbshme, përsëri është e nevojshme të dëgjohet. “Mundësia që plagët që nuk janë shëruar të gjakosne sërish përbëjnë rrezik.

"Edhe pse nuk është e lehtë të flasim për një të kaluar të dhimbshme, shoqëria ka nevojë të dëgjojë historitë e të mbijetuarve dhe të kuptojë përmasat e shkeljeve të bëra gjatë regjimit të kaluar. Hapja e dialogut për të kaluarën është e rëndësishme për të siguruar të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Kjo është thelbësisht personale për të gjithë shqiptarët. Si institucionet shtetërore dhe qytetarët duhet të luajnë rol aktiv në trajtimin e së kaluarës. Kjo është arsyeja që nisëm një projekt të posaçëm të financuar nga qeveria gjermane për të mbështetur një dialog kombëtar për shkelej të të drejtave të njeriut gjatë ish regjimit komunist në Shqipëri. Media ka një rol në këtë proces dialogu dhe pajtimi"- tha Rauning

Një bashkëpunim i mirë në shkëmbimin e opinioneve dhe informacionit do të ishte zgjidhja më e mirë tha Rauning në fjalën e tij

"Një pjesë e mirë të informacionit që më në fund do të bëhet publik si rezultat i hapjes së dosjes së ish­shërbimit sekret pas vendimit të parlamentit të Shqipërisë do të ketë natyre delikate. Ju inkurajoj që të bisedoni për mënyrën sesi ky informacion mund të trajtohet për të kuptuar të promovuar të kuptuarit dhe pajtimit në vend të shklejeve të mos pajtimit të mëtejshëm”,

Ja fjala e plotë e Rauning 
Shqipëria, si shumë vende në Evropë, ka pasur një qeveri totalitare gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX. Ai regjim denigroi popullin shqiptar për dekada të tëra dhe kreu shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Krahasuar me shoqëri të tjera që kanë vuajtur nën diktaturë dhe sisteme totalitare, Shqipëria duket se mbetet ende në një nivel thuajse fillestar të trajtimit të së kaluarës së saj. Nuk ka pasur raportim sistematik apo diskutime publike në media mbi të kaluarën komuniste, gjë që një vëzhguesi të jashtëm i lë përshtypjen se shoqëria shqiptare ka parapëlqyer ta harrojë këtë “ankth gjysmëshekullor”, thënë me fjalët e Amik Kasoruhos

Ndër arsyet e kuptueshme mund të jetë që kjo e kaluar mund të ketë qenë shumë e tmerrshme, përvoja mund të ketë qenë shumë tronditëse dhe kalimi në luftën e përditshme për mbijetesë në lirinë e sapofituar mund të ketë qenë shumë i vrazhdë. Gjithashtu, mundësia që plagët që nuk janë shëruar të gjakosen sërish sapo të hapen mund të përbëjë rrezik të madh. 

Edhe pse nuk është kurrë e lehtë të flasim për një të kaluar të dhimbshme, shoqëria ka nevojë të dëgjojë historitë e të mbijetuarve dhe të kuptojë përmasat e shkeljeve të bëra gjatë regjimit të kaluar. Hapja e dialogut për të kaluarën është e rëndësishme për të siguruar të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Kjo është çështje shoqërore dhe thellësisht personale për të gjithë shqiptarët. Si institucionet shtetërore, ashtu edhe qytetarët, duhet të luajnë rol aktiv në trajtimin e së kaluarës.

 Kjo është arsyeja se pse nisëm një projekt të posaçëm, të financuar nga qeveria gjermane, për të mbështetur një dialog kombëtar për shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë ish-regjimit komunist në Shqipëri. Media ka një rol të veçantë për të luajtur në këtë proces dialogu dhe pajtimi. Seminari i sotëm është një mundësi për të reflektuar lidhur me atë rol dhe për të marrë në konsideratë kapacitetin tonë, individual dhe kolektiv, për t'u ndërmendur ndaj të kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. 

Një pjesë e mirë e informacionit, që më në fund do të bëhet publik si rezultat i hapjes së dosjeve të ish-shërbimit sekret, pas vendimit të parlamentit të Shqipërisë, do të ketë natyrë delikate. Ju inkurajoj të bisedoni për mënyrën se si ky informacion mund të trajtohet për të promovuar të kuptuarit dhe pajtimin, në vend të shkeljeve dhe mospajtimeve të mëtejshme.

 Këtu ndodhen sot specialistë nga vende me përvoja të ngjashme historike, përfshirë Gjermaninë dhe Republikën Çeke, për të ndarë me ju përvojën mediatike të tyre në këtë fushë dhe për të paraqitur studime nga vendet e tyre.   

Prezenca e OSBE-së, së bashku me vende që janë angazhuar në një proces të trajtimit të së shkuarës, mund të jetë partnere e Shqipërisë në këtë proces, sidomos për promovimin e dialogut dhe raportimit të kujdesshëm mediatik.Por ju takon juve që të diskutoni, të raportoni dhe të siguroheni që brezat e rinj do të kuptojnë plotësisht historinë e tyre.

Gjithashtu, media është përgjegjëse për raportimin e duhur, të balancuar dhe të paanshëm mbi të kaluarën; ajo është përgjegjëse që e kaluara të kuptohet gjerësisht, duke garantuar një të ardhme demokratike.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00